Media britanike “Time Out”/ Tirana mes qyteteve më të mira për t’u vizituar në 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media britanike “Time Out”e ka renditur Shqipërinë si një nga vendet më të mira për t’u vizituar gjatë vitit 2025-së.

Ndërsa udhëtimet po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta në Evropë dhe buxheti është shtrënguar këtë vit, media britanike sugjeron vende që ofrojnë pushime me kosto të përballueshme, mes tyre edhe Shqipëria.

“Këto destinacione më pak të njohura nuk janë të mbipopulluara me turistë dhe fluturimet atje ofrohen me çmime shumë më të lira”, theksohet në shkrimin e medias britanike “Time Out”.

Tirana, Shqipëri

Vija e bukur bregdetare e Shqipërisë është shndërruar në destinacionin më të kërkuar gjatë dy viteve të fundit. Gjatë vizitës në Shqipëri nuk duhet të humbisni kryeqytetin e tij.

Tirana është e zhytur në historinë e epokës komuniste: Bunk’art 1, një bunker i Luftës së Ftohtë i kthyer në muze, dhe një nga atraksionet më të njohura të qytetit kushton vetëm 4 paund për ta vizituar.

Ndërsa shumë ndërtesa tradicionale që atëherë u janë nënshtruar ndryshimeve të gjalla në formën e artit të rrugës.

Gjithashtu, Tirana ofron restorante të shkëlqyera si “Mystic 2” dhe bare si “Radio Bar”, të cilat shërbejnë pjata dhe kokteje të shkëlqyera me çmime të përshtatshme.

Qytetet më të lira dhe më të mira për t’u vizituar në Evropë gjatë 2025-ës.

1.Tiranë, Shqipëri
2. Kaunas, Lituani
3. Porto, Portugali
4. Zagreb, Kroaci
5. Riga, Letoni
6. Cesky Krumlov, Republika Çeke
7. Bukuresht, Rumani
8. Hull, BM
9. Sofje, Bullgari
10. Argos, Greqi
11. Krakov, Poloni
12. Beograd, Serbi
13. Marsalforn, Maltë
14. Graz, Austri/      S,M

Të fundit

Moti i keq në vend, ndërpritet procesi mësimor në Kurbin

Moti i keq në vend ka shkaktuar ndërprerje të procesit mësimor për ditën e nesërme në Kurbin. Emergjencat Civile në...

Teknologjia e së ardhmes në CES 2025

What Happens in Vegas mbetet në Vegas ("Çfarë ndodh në Vegas, qëndron në Vegas"), ata thonë për qytetin e mëkatit; përjashtim përfaqësohet ndoshta nga CES, Consumer Electronics...

Çfarë ndodhi? Ky është banori i parë që lë urgjentisht shtëpinë e BBV4, zbulohet arsyeja

Igli është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri duke humbur kështu mundësinë për të fituar çmimin e madh. Arsyeja e largimit ka...

Balluku njoftim për situatën nga moti i keq: Të qarkullueshme segmentet rrugore nacionale

Në një njoftim për mediat, Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bën të ditur se segmentet rrugore nacionale janë të...

Sa kushton shkollimi i fëmijëve në privat?/ Numbeo: Shqipëria ndër vendet më të lira

Në Shqipëri, regjistrimi i fëmijës në arsimin fillor në sektorin privat u kushton prindërve mesatarisht rreth 210 euro në muaj, ose rreth 2520 euro...

Lajme të tjera

Web TV