Proda: “Lufta kundër së keqes nuk mund të bëhet vetëm”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mori pjesë në takimin “Një kafe me miqtë” që u zhvillua në sallën e rektoratit në Akademinë e Sigurisë.

Në këtë takim morën pjesë mbështetësit e Akademisë së Sigurisë, oficerët e kontaktit në ambasadat mike të akredituara në vendin tonë, bashkëpunëtorët nga shoqëria civile, Prokuroria dhe BKH-ja.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, gjatë fjalës së tij në këtë takim, vlerësoi punën e bërë në Akademi për rritjen profesionale dhe cilësore në drejtim të arsimimit dhe specializimit të strukturave të Policisë së Shtetit.

“Në luftën kundër së keqes, gjithsecili ka pjesën e tij, por kurrsesi kjo luftë nuk mund të bëhet vetëm. Bashkëpunimi është shtylla ku duhet të mbështetemi, është domosdoshmëri të punojmë bashkë, jo vetëm për të goditur krimin, por edhe për të përgatitur brezat që do ta thellojnë më tej këtë luftë. Ndihma dhe bashkëpunimi, si në fushën e arsimit ashtu edhe në luftën kundër krimit, janë të prekshme. Ju ndihmoni dhe asistoni Policinë e Shtetit në fushën e arsimimit, hartimit të kurrikulave, zhvillimit të trajnimeve si dhe në njohjen e saj në vendet tuaja. Vlerësimet për arsimimin policor dhe për perfeksionimin e saj janë dhe do të jenë një investim afatgjatë e konkret. Ju falënderojmë për asistencën e dhënë dhe për akreditimin ndërkombëtar, certifikimin e programeve, kurrikulave dhe moduleve në kolegjin profesional të formimit policor”, tha Proda.

Ndërsa Rektori i Akademisë, në fjalën e tij, evidentoi rezultatet e vitit 2024, ku Akademia pati një hop cilësor në përputhje me vizionin dhe misionin e saj, si dhe objektivat e përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, për një sistem arsimor që fokusohet në formimin, trajnimin dhe specializimin e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe jo vetëm, por edhe të strukturave të tjera ligjzbatuese.

Lexo edhe :  Zbardhen pesë emrat kryesorë të të kërkuarve në ngjarjen e bujshme të Astirit

Mandro: “Ju falënderoj shumë për gjithë mbështetjen dhe suportin. Për 2025 do të themi ato që mund të bëjmë dhe do t’i bëjmë ato që themi bashkërisht.”/K,K

Të fundit

Ulja e çmimit të energjisë elektrike/ Si bëhet përllogaritja

Eksperti i energjisë, Eduard Elezi thotë se rritja e çmimit të energjisë elektrike është një propagandë elektorale. I ftuar në...

Gjinekologu: Shqiptarët nuk dinë të bëjnë s*ks

I ftuar në “E Diel” gjinekologu Shkëlqim Balili ka folur në lidhje me marrëdhëniet seksuale në Shqipëri. Ai tha se marrëdhëniet seksuale jo të shëndetshme...

Gjithë fajin e ka TikTok-u

Nga Lutfi Dervishi TikTok është fajtor për nivelin skandaloz të propagandës. Para TikTok, informacioni ishte i paanshëm dhe i besueshëm dhe qeveria i përgjigjej çdo...

“Po xhiroja klipin kur mësova lajmin tronditës”/ Ervisi tregon mes lotësh humbjen e nënës

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ervis Behari, ka treguar në “S’e Luan Topi” momentin tronditës kur ka humbur nënën e tij. Në rrëfimin e...

Mbërrin i ftohti polar, ja si parashikohet moti për javën që vjen

Reshjet e shiut dhe borës që kanë përfshirë vendin këtë të diel do të spostohen drejt jugut shoqëruar me reshje intensive shiu dhe bore. Meteorologia...

Lajme të tjera

Web TV