Pas akuzës të Amber ndaj Bernardit, se sipas saj ai po përdor në lojë “kartën” e të qenurit gej, tensione të shumta janë zhvilluar mes kësaj dyshe, duke mos lënë pas edhe ironitë me njëri tjetrin.
Amberi i tha banorit se ai po luan në jetën e tij me dy identitete, teksa i përmendi se një herë krijoi familje dhe më pas deklaroi se është gej.
Kjo gjë nuk u la pas nga Bernardi, i cili i tha “Se çfarë fus unë në krevat, s’ka të bëjë as me ty as me familjen time”.
Më pas banori shtoi se ai ka pasur një detyrë në jetë, rritjen e vajzave të tij, gjë që sipas Bernardit, Amberi nuk do t’a përjetojë si gjë. Kjo e fundit nuk kurseu ironinë duke u shprehur “Do të bëhesh si unë? Më ke idhull? Të të jap numrin e doktorit, të shkosh të bëhesh”.
“Je me 50 maska zemër, s’ke për t’u bërë ndonjëherë 24 karatësh. Ta harrosh.”, e përmbyll diskutimin Bernardi.
Diskutimi i plotë:
Amber: Unë në këtë jetë nuk kam luajtur me dy identitete si puna jote.
Bernardi: Jo fare, fare.
Amber: Qetësohu pak vogëlush.
Bernardi: Unë kam luajtur me dy identitete? Çfarë identitetesh? Unë jam Bernardi.
Amber: Bëre familje dhe pastaj deklarove që je gej.
Bernardi: Po jo zemër, jam Bernardi. Se ça fus unë në krevat, s’ka të bëjë as me ty as me familjen time.
Amber: Dy identitete! Qepe!
Bernardi: Kisha një detyrë për të bërë, jo si puna jote. Ti s’ke për ta pasur ndonjëherë në jetën tënde.
Amber: A do të bëhesh si unë? Më ke idhull?
Bernardi: Kisha dy vajza për të rritur.
Amber: Të të jap numrin e doktorit, të shkosh të bëhesh!
Bernardi: S’ke për ta bërë ndonjëherë punën e fëmijëve ti! Unë kam dy, kisha një detyrë burrërie, nga fillimi deri në fund
Amber: Muhabete fëmijësh mos bëj një herë se nuk ndërhyj unë
Bernardi: Je me 50 maska zemër, s’ke për t’u bërë ndonjëherë 24 karatësh. Ta harrosh./K.K