112 vjetori i Policisë së Shtetit/ Tirana një nga kryeqytetet më të sigurta në Evropë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në ceremoninë e organizuar për 112-vjetorin e Policisë së Shtetit, falenderoi të gjithë punonjësit e policisë për kontributin e jashtëzakonshëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend. Përpara familjarëve të policëve që kanë dhënë jetën në shërbim të atdheut, Veliaj tha se përkulemi me respekt dhe vlerësojmë çdo sakrificë.

Falë punës së Policisë së Shtetit, Veliaj deklaroi se Tirana është kthyer në një nga qytetet më të sigurta të Evropës. “Kush punon për policinë e Qarkut të Tiranës e ka akoma më të vështirë detyrën sepse këtu jeton një popullsi shumë më e madhe se sa në qarqet e tjera. Do të duhet të pranojmë gjithashtu, se Policia e Shtetit ka pasur ndoshta hovin më cilësor në këto vite të fundit. Unë e di që ne ndonjëherë pak ia themi të mirat njëri-tjetrit dhe pak i themi njëri-tjetrit sa krenar jemi dhe sa shumë e vlerësojmë punën e njeri-tjetrit, mezi na del fjala e mirë, por unë jam këtu për të thënë pikërisht këtë: sot Policia e Shtetit e ka kthyer Tiranën një nga kryeqytetet më të sigurta në Evropë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se prej sigurisë që ofrohet në qytet, Tirana, ka rritje jo vetëm të popullsisë së saj, por edhe të numrit të turistëve. “Kur shikojmë statistikat e Eurostat-it dhe se mikro-kriminaliteti është nga më të ulëtit në Evropë; kur shikoj se si kolegë kryebashkiakë në qytete të tjera nuk e imagjinojnë dot jetën pas orës 2-3 të natës, ndërkohë që Tirana gëlon 24/7, ky është një kompliment i jashtëzakonshëm për Policinë e Shtetit. Sigurisht, ne kemi kaluar disa sfida të jashtëzakonshme, Tirana sot nuk ka vetëm 1 milion banorët e saj, por ka mesatarisht 1 milion turistë në muaj. Vjet kaluam shifrën e 12 milionë turistëve. Praktikisht, një polic i Tiranës i shërben dy herë popullsisë që mund të jetë në letra, ndërkohë që është dyfish në realitet”, shtoi ai.

Lexo edhe :  PD rikthehet në protestë para Bashkisë Tiranë

Mesazhin e tij, Veliaj e përmbylli me një ftesë për politikanët opozitarë që të respektojnë punën e Policisë së Shtetit. Veliaj nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit në menaxhimin e sfidave të reja, që pritet të sjellin ngjarjet dhe aktivitetet ndërkombëtare që do të zhvillohen këtë vit në vendin tonë. “Tirana ka qenë Kryeqyteti Evropian i Rinisë, Kryeqyteti Evropian i Sportit, këtë vit Tirana është Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, ndaj parashikojmë se do të ketë shumë lëvizje, do të ketë shumë delegacione, jam i bindur se do të kalojë me sukses, dhe e di që sot Tirana është kthyer në një qendër politike falë këmbënguljes së Kryeministrit”, deklaroi Veliaj.

 

Ai u shpreh se do të bëjmë maksimumin që ngarkesa e punës e Policisë së Shtetit të ndahet edhe me Policinë Bashkiake apo autoritetet e tjera./e.t

 

Të fundit

U mposht nga Usyk, ish-kampioni i botës Tyson Fury njofton tërheqjen nga Boksi

Boksieri britanik i peshave të rënda, Tyson Fury, ka thënë se po tërhiqet nga sporti. Sipas mediave të huaja, ish-kampioni...

Ish-ministrja maqedonase Jankullovska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”

Gjykata Themelore e Shkupit vendosi më 13 janar që të lirojë nga akuzat Gordana Jankullovskan, për rastin “Fortesa”, që ka të bëjë me shkatërrimin...

Moti i keq pushton Greqinë, urdhërohet mbyllja e disa shkollave

Moti i keq pushton edhe Greqinë që nga mesdita e së dielës ku janë regjistruar reshje intensive dëbore. Shumë zona janë prekur nga këto reshje...

Moti i keq, mijëra banorë të Lezhës pa energji elektrike prej 3 ditësh

Mijëra banorë të fshatrave të Lezhës, në njësitë Kallmet, Blinisht, Dajç, Kolsh, Zejmen, Shënkoll dhe një pjesë e Shëngjinit, ndodhen pa energji elektrike prej...

Gripi dhe kujdesi që duhet treguar nga diabetikët dhe të sëmurët me hipertension

Ethe dhe të dridhura, kollë, dhimbje muskulore, dhimbje koke dhe këputje, janë këto disa nga simptomat e gripit. Ato nisin menjëherë dhe mund të...

Lajme të tjera

Web TV