Moti i keq pushton edhe Greqinë që nga mesdita e së dielës ku janë regjistruar reshje intensive dëbore.
Shumë zona janë prekur nga këto reshje edhe në zonat me lartësi më të ulët në Greqinë qendrore.
Autoritet vendore kanë urdhëruar mbylljen e shkollave në qytetet dhe komunat në veri të Greqisë si Follorinë, Amyntaio.
Gjithashtu policia rrugore ka dhënë vendimin që gjithë automjetet të jenë të pajisura me gomat e dimrit ose me zinxhirë pasi shumë rrugë janë të bllokuara nga sasia e dëborës.
Ndërkohë në zonat malore të Selanikut si dhe Halkidhiki është regjistruar bora e parë e vitit.
Rreshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në Athinë dhe zonat përreth si dhe përmbytje./E.T