Ngricat në vend/ Përgjegjësja e ARRSH: Në orët në vijim do të kemi përkeqësim të motit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përgjegjësja e sektorit të mirëmbajtjes në ARRSH, Ariana Hasani ka folur për situatën aktuale të motit në vend.

Në një lidhje për “Money Report”, ajo u shpreh se kjo e hënë paraqitet më e qetë se dita e dielë, e cila ishte e ngarkuar me reshje dëbore.

“Situata ditën e sotme paraqitet e qetë, pas asaj ditës së djeshme që ishte e ngarkuar me reshje dëbore, kryesisht në zonën veriore, por në orët e pasdites kapën edhe zonat juglindore. Aktualisht, akset janë ta hapura dhe në terren qarkullojnë rreth 380 borëpastruese, si dhe 850 forca manovratorë, shoferë dhe të gjithë janë në gadishmëri. Aktualisht të gjitha akset kombëtare janë të hapura”.

Sipas Hasanit, në orët në vijim do të kemi përkeqësim të motit në zonat juglindore.

“Ka pasur dhe problematika që lidhen kryesisht nga përdoruesit e rrugës që lëvizin pa mjetet e duhura si zinxhir, se fillon emergjenca dimërore në 15 dhjetor deri më 31 mars.

Sot nuk kemi asnjë aks në vështirësi, por në orët e pasdites kemi marrë një njoftim se do të kemi vështirësi nga ora 14 deri 18 në në zonën juglindore, nga Elbasani deri në Qafë Thanë që do vijojnë të merren masa. Veriu është stabilizuar”./kb

Të fundit

Moti i keq, mijëra banorë të Lezhës pa energji elektrike prej 3 ditësh

Mijëra banorë të fshatrave të Lezhës, në njësitë Kallmet, Blinisht, Dajç, Kolsh, Zejmen, Shënkoll dhe një pjesë e Shëngjinit,...

Gripi dhe kujdesi që duhet treguar nga diabetikët dhe të sëmurët me hipertension

Ethe dhe të dridhura, kollë, dhimbje muskulore, dhimbje koke dhe këputje, janë këto disa nga simptomat e gripit. Ato nisin menjëherë dhe mund të...

VIDEO/ ‘Plas’ grushti në një restorant në Abu Dhabi mes deputetëve gjeorgjian

Një sherr i madh ka plasur në një restorant në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Abu Dhabi, mes deputetëve të partisë “Ëndrra Gjeorgjiane”...

Dronët e rinj rrisin fuqinë e Rusisë në Ukrainë

Nga Reid Standish REL Ndërsa forcat ruse shtuan përparimet e tyre në lindje të Ukrainës, ato u ndihmuan edhe nga një mjet i ri - droni...

Vota e diasporës/ Publikohen shifrat: Mbi 10 mijë të regjistruar në më pak se 72 orë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka bërë apel të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke i ftuar...

Lajme të tjera

Web TV