Media greke Protothema bën me dije se hierarku 95-vjeçar vazhdon të jetë i intubuar, por hemodinamikisht i qëndrueshëm në Njësinë e Kujdesit Intensiv (MΕΘ), ku u shtrua të premten e kaluar pas një operacioni shumë të gjatë për trajtimin e hemorragjisë gastrike.
GREQI – Në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme, ndodhet Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Media greke Protothema bën me dije se hierarku 95-vjeçar vazhdon të jetë i intubuar, por hemodinamikisht i qëndrueshëm në Njësinë e Kujdesit Intensiv (MΕΘ), ku u shtrua të premten e kaluar pas një operacioni shumë të gjatë për trajtimin e hemorragjisë gastrike.
Siç është bërë e ditur, Kryepeshkopi pati një hemorragji gastrike, të cilën mjekët, që nga momenti i shtrimit të tij në “Evangelismos”, janë përpjekur ta trajtojnë.Kujtojmë se Fortlumturia e tij, z. Anastas Janullatos, është i shtruar në spitalin “Evangelismos” që nga e premtja (3 janar), kur u transferua me urgjencë nga Tirana në Athinë me një avion të Forcave Ajrore Greke. Që nga 30 dhjetori ai kishte qenë i shtruar në një klinikë në Tiranë, ku fillimisht ishte diagnostikuar me një virozë sezonale./K.K