‘PD është bërë një parti shpifësish!’/ Çupi: E kanë kthyer në mision!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi është paditur nga ish-drejtori i policisë Shkodër, Edmond Sulaj për veprat penale “shpifje” dhe “fyerje”.

Këtë të hënë u zhvillua edhe seanca në Gjykatën e Posaçme, ku ishte i pranishëm Edmond Sulaj, ndërsa deputeti demokrat preferoi të mbrohej përmes avokatëve të tij.

Analisti Frrok Çupi e komentoi këtë çështje dhe u shpreh se Partia Demokratike është kthyer në një parti shpifësish. Gjithashtu theksoi se shpifja shkatërron dinjitetin dhe personalitetin dhe kjo sipas tij duhet ndëshkuar.

“Është një shpifje dhe një akt kriminal, tani po e shohim që ikën Bardhi dhe vjen Argita, pra të gjithë janë me ngarkesat e shpifjes. Këto shfaqen para gjyqit për shkak se shpifin. Partia Demokratike dhe sidomos partia e Berishës, shpifjen e kanë edhe lëndë të parë, por edhe produkt. Shpifja ka filluar pak para se të themelohej PD. Atje disa themelues janë detyruar të arratisen të largohen për shkak se në kohën kur Berisha nuk ishte dakord me ta, ky i cilësonte spiun të Ramiz Alisë. Pra hedhja baltë kundër njerëzve është në cilësinë e asaj partie. Pra e konsiderojnë si mjet punë shpifjen. Kjo ndodh sepse në këtë grupim politik, pandëshkueshmëria është tipar. Rasti i Salianjit ishte një rast që vendosi një standard, që të ndëshkohet kushdo që shpif kundër tjetrit dhe krijon lajm të rremë. Rasti i tij, prej tyre po trajtohet si rast politik, i burgosur politik, për t’i dhënë kurajë të gjithë shpifësve. Këto duket që janë hapur shpifjes, siç ishte edhe Argita Malltezi për Irena Gjokën”, tha ai në një intervistë në “Tirana Live”.

Teksa më tej i cilëson edhe si shantazhe të qëllimta ndaj drejtësisë.

Lexo edhe :  Alarmi i FMN: Shqipëria e sfiduar nga plakja dhe emigracioni

“Këto janë shantazhe të qëllimta kundër drejtësisë. Shpifja është bombë nukleare që shkatërron dinjitet, lidhje, cilësi. Kjo politikë e tyre djeg vetëm vlerat. Shpifjet mbeten shpifje dhe mbeten më të rënda kur kryhen politikisht. Politika ka moral dhe ligj sepse një politikë pa moral dhe ligj nuk është në dobi të vendit dhe të njeriut, por këta e kanë bërë të pamoralshme”, tha ndër të tjera Çupi./E.T

Të fundit

Trump “hakmerret”!Morën pjesë në çështjet penale kundër tij,presidenti i pushon nga puna

Presidentit Donald Trump ka shkarkuar disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë që drejtuan hetimet për çështjet penale kundër tij. Një...

Mos i gënjeni kurë këto shenja të horoskopit, sepse hakmarrja e tyre mund t’iu lëndojë

Ka disa shenja të horoskopit që kanë instinkt veçanërisht të fortë që i mbron nga gënjeshtrat dhe surprizat e pakëndshme. Qoftë çështje miqësie apo biznesi,...

Pesë mënyrat si ta mbani zemrën tuaj të shëndetshme ndërsa plakeni

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve, por mjekët thonë se disa zakone të shëndetshme mund të bëjnë një ndryshim të madh. Këto...

Nga pasaporta tek simbolet! Si do të funksionojë shteti bektashi

Gazetari Ferdinant Samarxhi zbuloi në “Top Story” detajet në lidhje me krijimin e një shteti bektashi. Ai foli për mënyrën se si do të funksionojë...

Përplasjet me Berishën, vjen përgjigjja e Ballës:Gjarprin e kam kapur që i vogël në ferra

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i kthen një përgjigje epike Berishës pas akuzave të shumta drejtuar atij. Pyetjes së moderators së...

Lajme të tjera

Web TV