Përplasja me Berishën, Rama i jep Pandeli Majkos drejtimin e fushatës në bastionin blu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PS, Edi Rama këtë të hënë e ka nisur me një mbledhje më të gjithë drejtuesit politik, ku në fokus të diskutimit ka qenë vota e diasporës.

Mësohtet se Pandeli Majko të cilit iu hoq drejtimi politik i qarkut Kukës, është caktuar të angazhohet në qytetin e Kavajës.

Ish-kryeministri socialist do të prezantohet pasditen e sotme në asamblenë e PS Kavajë, një qytet bastion i të djathtës.

Pasi u akuzua nga Sali Berisha për krime elektorale nga Sali Berisha, ish-kryeministri socialist dhe ish-drejtuesi politik për qarkun Kukës Pandeli Majko, deklaroi se është i gatshëm për të lënë imunitetin si deputet dhe që ndaj tij të nisin hetimet.

Por Sali Berisha ka reaguar sërish, duke vijuar ta akuzojë për krime elektorale.

Edhe SPAK doli me njoftim se nuk rezulton të ketë asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të shtetasit Pandeli Majko, pas akuzave të kryedemokratit Sali Berisha që e quajti deputetin socialist kriminel elektoral.

“Pas verifikimeve të kryera në Regjistrin e Kallëzimeve Penale dhe Regjistrin e Protokollit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të shtetasit Pandeli Majko”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Për të treguar që ishte i pastër pas akuzave të Berishës, Majko tha se ishte i gatshëm të zhvishet nga imuniteti parlamentar, pavarësisht se me ligjet në fuqi SPAK mund ta hetojë edhe pa këtë vendim.

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko i ka dërguar një letër edhe Shërbimit Informativ të Shtetit, pas akuzave të bëra nga kreu i demokratëve Sali Berisha se ai është nën përgjimin e këtij institucioni.

Teksa kërkoi informacion për këtë çështje, Majko shkruante se përgjigja prej SHISH duhet të kthehet brenda 15 ditësh në të kundërt do të verë në dijeni dhe kryeministrin./    S,M

Të fundit

Putini nuk po tregon asnjë shenjë kompromisi

Vladimir Putini nuk pritej ta refuzonte kategorikisht propozimin e SHBA-së për një armëpushim, por gjithashtu nuk pritej ta mbështeste...

Portokalli parandalon depresionin, ja si shpjegohet

Portokalli përveç se përmirëson sistemin imunitar, ndihmon dhe në parandalimin e depresionit. Ngrënia e një portokalli në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të...

Qyteti bregdetar në Siçili ofron pushime për 1 euro: Si mund të fitoni një vend?

Siculiana, një qytet bregdetar në Siçili, ka nisur një iniciativë unike për të tërhequr më shumë turistë gjatë sezonit të ulët: një fundjavë pushimi...

Arkeologët zbulojnë një fytyrë njerëzore fosile mbi 1 milion vjeç

Pjesa e një fytyre të fosilizuar nga një paraardhës i njeriut është më e vjetra e gjetur në Evropën Perëndimore, sipas arkeologëve. Kafka jo e...

Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, takon përfaqësuesit e drejtësisë në Tiranë

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë ka zhvilluar sot takime me përfaqësuesit nga...

Lajme të tjera

Web TV