Vazhdon lufta me zjarret në Los Anxhelos, dhjetëra viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zjarrfikësit po bëjnë përpjekje t’i frenojnë zjarret në Los Anxhelos, që vazhdojnë të shkrumbojnë zona për të shtatën ditë me radhë.

Autoritetet evidentuan së paku 24 njerëz të vdekur si pasojë e zjarreve, ndërsa 16 të tjerë janë të zhdukur.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, tha se kjo mund të jetë fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e SHBA-së, pasi ka shkatërruar mijëra shtëpi dhe ka detyruar mbi 100.000 njerëz të evakuohen.

Sipas zyrtarëve, mbi 12.300 struktura janë dëmtuar ose shkatërruar.

Situatën pritet ta përkeqësojnë edhe erërat me shpejtësi 80 deri në 112 kilometra në orë, të cilat, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, nisën të dielën mbrëma dhe do të zgjasin deri të mërkurën.

Zyrtarët paralajmëruan të gjithë popullsinë e Qarkut të Los Anxhelosit – prej afro 10 milionë banorësh – se mund të urdhërohet të evakuohet nga flakët dhe tymi toksik.

“Këto erëra të kombinuara me lagështi të ulët relative, do ta mbajnë të lartë kërcënimin nga zjarri”, tha në një konferencë për media shefi i zjarrfikësve të qarkut të Los Anxhelosit, Anthony Marrone.

Çka i shkaktoi zjarret?

Sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit, Robert Luna, tha se detektivët po vazhdojnë t’i hetojnë shkaqet e mundshme.

“Absolutisht, gjithçka është në tryezë”, tha ai.

Vitet shumë të lagështa të Kalifornisë më 2022 dhe 2023 i dhanë hov bimësisë, por ajo u tha vitin e kaluar për shkak të thatësisë, duke u shndërruar në drunj.

Megjithëse erërat e forta dhe mungesa e shiut nxisin zjarre, ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po i rrit, gjithashtu, gjasat për zjarre të tilla.

Zjarret në Los Anxhelos mund të rezultojnë si më të kushtueshmet në historinë e SHBA-së.

Lexo edhe :  50 ditë nga presidenca e Trump/ Çfarë po ndryshon në SHBA

Sipas një vlerësimi paraprak të mediumit AccuWeather, vlera e dëmeve mund të arrijë deri në 150 miliardë dollarë./ Rel /kb

Të fundit

Alarm ushqimor/ Në Shqipëri është futur peshk me parazit dhe mish me salmonelë

Në vendin tonë është futur 985 kg acuge e kriposur me prezence të parazitit L3 Anisakis me risk serioz...

Opozita me sytë nga Big Brother, ish-banorët mbushin listat e kandidatëve për deputetë

Partitë opozitare në vend duket se po tentojnë ta joshin elektoratin me figurat e ‘reality show’ Aktorja Julia Ilirjani, tenori Armaldo Kllogjeri, Fotini Derxho dhe...

Si u caktua Dita e Verës pushim, ‘strategjia’ e Nanos për t’i prishur protestat Berishës

14 marsi prej vitesh është kthyer në një festë kombëtare. Por Ylli Manjani, thotë se prapa shpalljes si festë zyrtare të kësaj dite, ka një...

“Dikush nga e kaluara mund të rishfaqet”, parashikimi i yjeve për fundjavën

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Dashuria: Jeni të pasionuar dhe plot energji! Nëse jeni në një lidhje, partneri juaj mund të habitet nga guximi...

“Mes betejës në sheshin e burrave, zgjodhi të ikë”/Berisha: Dash Sula ka kohë të mendohet

Kreu i PD-së Sali Berisha nga Elbasani ka folur për largimin e Dashnor Sulës nga koalicioni. Lideri i opozitës u shpreh se Sula bëri...

Lajme të tjera

Web TV