Bardhi: Prokurori kishte ngarkesë politike, u dha certifikatë “virgjërie” kriminelëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar sot pezullimin e çështjes “Xibraka” nga SPAK.

Bardhi ka theksuar se prokurori i rastit, pas ngjarjes së Elbasanit, doli në një konferencë për mediat dhe u rreshtua me propagandën e Partisë Socialiste, duke thënë se nuk ishte gjetur asnjë material zgjedhor në automjetin që shkaktoi incidentin. Sipas Bardhit, më pas ky prokuror ka ndryshuar qëndrim dhe ka pohuar të kundërtën e deklaratave të tij fillestare.

“Hetimet mbi çështjen u kryen po nga ky prokuror, i cili, sipas Bardhit, kishte ngarkesë politike. Ai ka fshehur identitetin e katër personave të përfshirë në ngjarje, të cilët ishin të armatosur dhe qëlluan të parët,” tha Bardhi, duke e akuzuar atë se ka bërë manipulim të provave dhe ka mbrojtur kriminelët, duke u dhënë atyre “certifikatën e virgjërisë.”

Bardhi shtoi se në 10 maj 2024 ka kërkuar largimin e prokurorit të përfshirë në këtë rast, duke argumentuar se nuk kishte besim te ai. “Nuk kam të dhëna që ai është i korruptuar, por në çështjet me ngarkesë politike, ai është një ushtar i partisë në pushtet dhe manipulues i çështjeve që heton,” deklaroi ai.

 

 

Sipas Bardhit, kërkesa e tij për ndërhyrje nuk u mor parasysh nga autoritetet, me arsyetimin se ai nuk është një person i interesuar në këtë çështje./E.T

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV