Bonusi i pensionistëve do shpërndahet në shkurt, sa do jetë dhe kategoritë që përfitojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare ka miratuar shpërblime për pensionistët. Për të dhënë detaje se sa është ky shpërblim dhe kur do të nisë shpërndarja ka folur eksperti Kujtim Hoxha. Ai zbuloi se bonusi i pensioneve do të shpërndahen në shkurt.

“Është miratuar bonusi për pensionistët. Për ata që marrin pension deri 20 mijë lekë, bonusi do jetë 10 mijë lekë dhe për ata që marrin mbi 20 mijë lekë, bonusi do të jetë 5 mijë lekë. Mbi 500 mijë pensionistë kanë pensione nën 20 mijë lekë dhe ky është problemi.

Qeveria duhet të rrisë pensionet. Kjo, sepse bonusi sot qeveria e jep dhe kujtohesh pas shumë vitesh. Unë them se shkak për bonusin është fushata elektorale. Bonusi do nisë të shpërndahet në shkurt”, tha Hoxha për News 24.

Si të rrisni pensionin?

Më tej, Hoxha nënvizoi se kushdo që nuk ka bërë 15 vite pune, mund të derdhë kontribute vullnetare. “Sigurimi vullnetar, bëhet në raste të veçanta, kur nuk ka kushte për t’u siguruar në skema të tjera, si skena e detyrueshme shoqërore, kur një person është i punësuar ose i vetëpunësuar. Kur nuk futet në këto skema, qytetari ka të drejtë të paguajë kontributet.

Kontributi vullnetar bëhet kur një qytetar nuk ka punuar me sigurime për 15 vite. Kontributi bëhet mbi bazë të tarifës të vitit që ne duam të paguajmë sigurimet. Por, qytetarët duhet të kenë kujdes. Kushdo që derdh kontribute, të paguajë për 15 vite pune. Kjo skemë vlen vetëm për pensionet e pleqërisë”, deklaroi Hoxha.

Shpërndarja e fondit social

Nga ana tjetër, rreth 18 shërbime të integruara komunitare me shërbime lëvizëse për personat me aftësi të kufizuar apo shërbime në banesë për të moshuarit ofrohen falë fondit social. Ky i fundit ka sjellë një mbështetje për shërbimet komunitare dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në nevojë.

Fondi social gjithashtu mundëson 32 qendra multifunksionale, të cilat preken të gjitha kategoritë në nevojë; 4 shërbime emergjence, kryesisht për gratë viktima të dhunës apo për fëmijët në situata risku; 17 shërbime të specializuara në nivel qarku dhe 2 shërbime asistencë për të moshuar në nevojë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se ky shërbim, i cili ka nisur para gjashtë vitesh, ndikon në përmirësimin e jetës të mbi 44 mijë qytetarëve.

Lexo edhe :  Euro ‘gropë’, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e tjera

“Në gjashtë vite funksionim, Fondi Social ka siguruar dhe do të vijojë të mbështesë ofrimin e 84 shërbimeve komunitare në 59 bashki dhe 8 qarqe të vendit, duke ndikuar pozitivisht në jetën e mbi 44 mijë qytetarëve në nevojë. Me angazhimin e 681 profesionistëve dhe një buxhet prej 1.5 miliardë lekësh, ky fond po siguron shërbime të qëndrueshme dhe të aksesueshme për ata që kanë më shumë nevojë”, tha Koçiu.

Kush përfiton?

“Qëllimi i Fondit Social është kontribuimi drejtpërsëdrejti në ofrimin e shportës së shërbimeve të kujdesit shoqëror, për kategoritë në nevojë në nivel lokal, të përcaktuara në VKM Nr. 518/ 2018, përmes zbatimit të ngritjes së shërbimeve të reja ose përmirësimin e shërbimeve ekzistuese, si pjesë e planeve sociale të bashkive.

Kohëzgjatja e kërkesës duhet të jetë në përputhje me parashikimin në planin social. Kohëzgjatja detyruese për kërkesë-projektin e ofrimit të shërbimit është 36 muaj (2025-2027).

Shkualifikohen të gjitha aplikimet e reja, të cilat nuk kanë kohëzgjatje 36 muaj”, thuhet në udhëzuesin e MSHMS. Financimi nga buxheti i shtetit do të mbështesë jo më shumë se 90% të kostos për vitin e parë të ofrimit të shërbimeve; jo më shumë se 60% të kostos për vitin e dytë të ofrimit të shërbimeve; 30% në vitet në vijim.

Bazuar në programin buxhetor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale planifikohet fondi i kërkuar vetëm paga dhe sigurime shoqërore, si dhe mallra e shërbime përkatësisht në zërat 600, 601 dhe 602, pasi financimi nga ana e ministrisë mundësohet vetëm për këto zëra.

Sakaq, në udhëzim thuhet se disa lloje kërkesash nuk do të pranohen, përkatësisht: Kërkesat që kanë të bëjnë vetëm ose kryesisht me sponsorizime për pjesëmarrje në seminare, seminare, konferenca, kongrese.

Kërkesat që kanë të bëjnë vetëm ose kryesisht me programe studimore afatgjata. Kërkesat që përbëhen tërësisht ose në pjesën më të madhe të punëve përgatitore ose studimeve.

Blerja e tokës, ndërtesës dhe zyrave, investimet. Projekte që përbëhen nga punimet e rindërtimit dhe rehabilitimit, financim retroaktiv për shërbimet, që janë tashmë në zbatim ose përfunduar./     S,M

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV