Më 20 qershor 2024, Ilir Meta ka njoftuar zyrtarisht divorcin nga Monika Kryemadhi, bashkëshorten e tij si dhe partneren politike prej rreth 30 vitesh dhe prindër të tre fëmijëve.
Divorcin e tyre e ka komentuar dhe një nga miqtë e dy figurave politike. Ilir Kulla i ftuar në emisionin Dekalog në DritareTV tha se e ka pritur shumë keq lajmin dhe se marrëdhënia e tyre është diçka që nuk mund të kthehet më.
“Divorcin e tyre e kam pritur shumë keq sepse unë i kam njohur të dy, i njoh edhe fëmijët. U bë kohë që nuk i kam takuar. Jam përshëndetur kemi shkëmbyer mesazhe me Monikën por nuk di të them një arsyeje se përse u shkatërrua a martesa e tyre. Ama sigurisht që është një gjë shumë serioze dhe thyerja e një jete sepse kanë shumë vite bashkë, është një bukë e thyer që nuk ngjitet më”, u shpreh Ilir Kulla./ S,M