Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një komentuesi në rrjete sociale, i cili ka shkruar se “S’ka rrugë në Shqipëri, dëgjojmë vetëm lotet e Ballukut”.
Në mënyrë ironike, Rama i drejtohet qytetarit duke hedhur poshtë komentin e tij në lidhje me infrastrukturën e vendit.
Në postimin e tij në “Facebook”, Rama tha se nëse s’do të kishte rrugë nuk do të vinin miliona turistë duke e vlerësuar pozitivisht Shqipërinë.
“I dashur Aurel, ti thua se Shqipëria s’ka rrugë se dëgjojmë vetëm lotet e Ballukut, por rrugë s’ka. Ndërkohë, të zotët e punës që organizojnë gjiron nuk e dëgjojnë fare Ballukun dhe kam përshtypjen se as nuk e dinë se kush është, por kur kanë ardhur vetë në Shqipëri dhe kanë parë kushtet, jo vetëm i kanë parë rrugët, por edhe i kanë vlerësuar shumë pozitivisht të gjitha kushtet.
Deri dje ishim… mos më bëj ta them. Ishim deri në fyt dhe nxeheshim me të huajt se s’na hidhnin as sytë dhe sot çudfitemi me miliona të huaj që vijnë në këtë vend që s’ka ujë, s’ka drita dhe vriten përditë.”/ S.M