Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë takohet me Shefin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesit e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë zhvilluan një takim produktiv me Shefin e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadorin Silvio Gonzato.

Patëm një diskutim të hapur në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar rëndësinë e përshpejtimit të angazhimit të shoqërisë civile në këtë përpjekje jetike. Këshilli ofroi ekspertizën dhe angazhimin e tij për të mbështetur këto përpjekje.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë nënvizoi se si mund të luajë një rol kyç në mbështetjen e punës përgatitore të institucioneve shtetërore, veçanërisht nëpërmjet nismave që synojnë edukimin dhe fuqizimin e brezit të ri.

Theksuam se, integrimi në BE ka të bëjë gjithashtu me nxitjen e lidhjeve njerëzit me njerëzit dhe përfshirjen e publikut, dhe jo vetëm përmbushjen e kritereve formale të pranimit.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dhe Delegacioni i BE-së ranë dakord mbi rëndësinë e informimit më të mirë dhe angazhimit të opinionit publik mbi procesin e integrimit.

Dimensioni rajonal i procesit të integrimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia e nxitjes së mëtejshme të bashkëpunimit ndërmjet tyre u theksuan gjithashtu në takimin tonë të sotëm.

KASH përsëriti përkushtimin e palëkundur për të bashkëpunuar me të gjitha palët relevante për të arritur qëllimet tona të përbashkëta.

 

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV