Biopic Kneecap, i nominuar për filmin më të mirë ndërkombëtar dhe këngën më të mirë origjinale, mori 17 nominime në Çmimet e Akademisë së Filmit dhe Televizionit Irlandez (IFTA).
Filmi, me regji të Rich Peppiatt, tregon historinë e krijimit të një grupi muzikor radikal në Belfast dhe flet për një aventurë. Edhe pse ‘Kneecap’ është kryesisht një vepër fiction, ai fokusohet në luftën e Irlandës së Veriut për të njohur gjuhën irlandeze si gjuhë zyrtare nga Britania e Madhe.
Filmi është nominuar në kategoritë e filmit më të mirë, regjisorit më të mirë, aktorit kryesor (për të cilin të tre protagonistët janë në garë), aktorit joprotagonist, aktores protagoniste, kinematografisë, kostumografisë, tingullit dhe montazhit.
“Të nominuarit e këtij viti 2025 për Çmimet e Akademisë Irlandeze kanë aftësi dhe talent të jashtëzakonshëm para dhe pas kamerës,” tha shefja ekzekutive e Akademisë, Onia Moriarty. “Nuk ka dyshim se talenti irlandez është ndër më të mëdhenjtë në botë, duke ofruar standarde të larta për filmim, aktrimin dhe tregimin. Akademia Irlandeze është krenare të shfaqë punën e madhe të kësaj industrie dhe të shpërblejë arritjet e saj”, shtoi ajo.
Ceremonia e Çmimeve IFTA do të zhvillohet më 14 shkurt 2025 në Qendrën e Konventave në Dublin./e.t