Rinis nesër mësimi në 37 shkollat e qarkut të Kukësit! Ja akset e pakalueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në bashkinë e Kukësit reshjet e borës, të shoqëruara edhe me erë të fortë, në tre ditët e fundit kanë shkaktuar disa vështirësi në qarkullim në rrugët rurale, deri në bllokim dhe mungesë të energjisë elektrike.

Orët e vona të pasdites së sotme Zyra Arsimore Kukës ka marrë vendimin edhe për rinisjen e mësimit të pezulluar në 37 shkolla, pas konsultimit me autoritetet vendore, emergjencave dhe njësive administrative.

Agron Gesi, prefekt i Qarkut dhe Elson Brati, drejtori i OSHEE Kukës shpjegojnë situatën dhe masat e marra nga ana e autoriteteve dhe shtabit të emergjencave.

Sipas Drejtorit ZVAP Kukës, Kreshnik Gërbolli, pezullimi ishte bërë në 37 shkolla. Ai shpjegon edhe gjendjen në zonat rurale dhe urbane për shkak të temperaturave të ulëta, mungesës së ngrohjes dhe energjisë, teksa përmirësimi i situatës pasdite çoi në ndryshimin e këtij vendimi.

Sipas Shtabit të Emergjencave Civile të Bashkisë, deri më tani është bërë e mundur hapja e disa rrugëve si lagje e re Kukës, fshatrat Bardhoc 1 dhe Bardhoc 2, fshatrat Shishatvec dhe Novosej, Ura Koloshit-Zapod, fshatrat Mustafaj, Bushat, Kolesjan, Gabrricë.

Gazetari i Report TV, Benet Beqiri, informon se po ashtu janë hapur të gjitha rrugët e fshatrave të njësisë administrative Shtiqën. Aktualisht borëpastrueset dhe fadromat janë në terren, nga ku po punohet për pastrimin e rrugëve nga bora në të gjithë njësitë e tjera administrative. Sipas Emergjencave Civile pothuajse gjitha rrugët janë bërë të kalueshme me pajisje dimërore përveç rrugës që lidh njësinë Arrën, Grykë Cajë, Surroj me rrugën nacionale.

Bashkia u bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe drejtuesit e automjeteve të pajisen me zinxhirë ose vendosjen e gomave dimërore në akset rurale ku ka problematikë. I gjithë Kukësi furnizohet me energji elektrike përveç 12 abonentë të fshatit Turaj, njësia Topojan.

Lexo edhe :  RENEA arrin të futet në banesë, zbardhen detajet e para të ngjarjes në Astir

Sa i përket Bashkisë Has, të gjitha rrugët janë të kalueshme me pajisje dimërore, përveç rrugëve të  fshatrave Cahan, Xhebexhi të bashkisë Has. Në Tropojë, mungesë energjie ka në njësinë Tropojë e Llugaj. Në shkallë qarku gjitha akset rrugore nacionale janë janë të qarkullueshme. Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre.

Në orët e vona të pasdites, Zyra vendore Arsimore e Kukësit njoftoi se, sipas konfirmimeve të marra nga drejtuesit e shkollave, administratorët e njësive administrative, por edhe nga Shtabi i Emergjencave në Prefekturën Kukës, ‘nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat ku mësimi ishte ndërprerë për shkak të motit’./K.K

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV