Rrëshqitje masive dheu në aksin Përmet-Tepelenë,makinat kanë ngelur në radhë të bllokuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rrëshqitje masive dheu ka ndodhur në zonën e quajtur Malorja e Dragotit, në aksin rrugor Përmet-Tepelenë.

Kjo gjë ka shkaktuar një bllokim të rrugës, duke krijuar një radhë të madhe të automjeteve për të kaluar.

Është hera e dytë brenda 10 ditëve që kjo rrugë bllokohet për të njëjtën arsye.

Vendi konsiderohet i rrezikshëm për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme të dherave, ndërsa s’është kryer asnjë punim mbrojtës.

“Me fillimin e shirave dhe ngricave, këtu ka gjithmonë rrëzime gurësh dhe dherash nga mali. Rruga është bllokuar shumë herë në vite”, shprehen shoferët që frekuentojnë shpesh këtë rrugë./K.K

Të fundit

LAJMI I FUNDIT/ Jep dorëheqjen kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Në një fjalim të jashtëzakonshëm për publikun në ndërtesën...

Kadare mes ikjes dhe ardhjes!

Nga Agron Gjekmarkaj Duket sikur Shqiperia është çliruar nga Patriarku i eperm kulturor i saj Ismail Kadare dhe ditëlindjet e tij shnderrohen në datë rutinore! Ikjen...

I ngjashëm me “ChatGPT”/ Aplikacioni i ri kinez merr vëmendjen e të gjithë botës

Një model i inteligjencës artificiale (AI) i prodhuar në Kinë, i quajtur DeepSeek, ka arritur në krye të shkarkimeve të Apple Store, duke mahnitur...

Dita e lindjes së Ismail Kadaresë, Spiropali: Gjeniu, më i madhi dhe më i ndrituri ynë!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka kujtuar përmes një mesazhi gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadare, në ditën e tij të lindjes. “Gjeniu ynë Kadare,...

Hetimet për 21 janarin, paraqiten në SPAK dy vëllezërit e Hekuran Dedës, arsyeja…

Ditën e sotme janë paraqitur në SPAK për të dhënë deklarime Agim dhe Zabit Deda, vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej viktimave të “21...

Lajme të tjera

Web TV