Zjarret shkatërruese në Los Angeles, Angelina Jolie hap shtëpinë e saj për të prekurit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flakët vazhdojnë të përpijnë qytetin e Los Angeles. Që nga 7 janari, qyteti amerikan ka përjetuar një prej katastrofave më të madhe në vend. Mijëra njerëz janë evakuuar nga banesat me dyshimin se kur të kthehen nuk do t’i gjejnë më shtëpitë e tyre. Megjithatë, gjëja më e rëndë është se tashmë janë regjistruar 24 të vdekur.

Parashikimet për ditët në vijim nuk premtojnë një situatë të favorshme. Era do të fillojë të fryjë më e fortë nga dita e sotme dhe ekspertët besojnë se ky mund të jetë një nga shkaqet që do të sjellë përhapjen më të madhe të zjarrit. Kështu, shumë janë tashmë duke u përgatitur për orët kritike në qytetin e Hollivudit.

Shumica po bëjnë pjesën e tyre për të përmirësuar situatën. Angelina Jolie dhe djali i saj 16-vjeçar Knox janë fotografuar në një supermarket në Los Feliz duke bërë pazare masive për t’i dhuruar për të prekurit nga zjarret.

Sipas Daily Mail, aktorja ka zbuluar se po merr njerëz në shtëpinë e saj dhe po e ofron atë si një strehë për ata që kanë mbetur pa shtëpi këto ditë. Kjo nuk është e vetmja ndihmë që ajo synon të japë. Jolie gjithashtu ka premtuar se do të ndihmojë financiarisht me gjithçka që është e nevojshme që këto familje të rikuperojnë normalitetin, nëse kjo është e mundur, sa më shpejt të jetë e mundur.

 

“Tani po kujdesem për njerëzit e afërt dhe po i strehoj në shtëpinë time”, tha ajo kur u pyet për këtë mundësi.

Megjithatë, ajo siguron se tani për tani është e fokusuar në ndihmën e menjëhershme dhe do të ketë kohë më vonë për veprime të tjera./K.K

Lexo edhe :  Meriton Mjekiqi konfirmon për herë të parë, ndarjen me Ilnisa Agollin

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV