4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln € para marsit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër banka ndërkombëtare, me ekspertizë në proceset e emetimit të eurobondeve do të udhëheqin Shqipërinë në daljen në tregjet e huaja për të marrë borxh gjatë këtij viti.

Ministria e Financave ka shpallur fituese të JP Morgan; Deutsche Bank, Intesa Sanpaolo Bank dhe Societe Generale, duke i përzgjedhur ato si bashkërregulluesë Kryesorë (Joint Lead Managers) për të drejtuar procesin e emetimit të Eurobondit në tregun ndërkombëtar.

Eurobondi me vlerë 600 milionë euro pritet të merret përpara muajit mars të këtij viti dhe do të përdoret për të mbuluar nevojat e qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për shpenzime të tjera e mbështetje buxhetore. Synimi është që eurobondi i ri të jetë me afat maturimi nga 5-15 vjet dhe me normë të favorshme interesi, që do t’i shërbente nevojave të vendit.

Borxhi pritet të merret me interes më të ulët sesa eurobondi 600 milionë euro i vitit 2023 që ishte 5.9%, për shkak se pas reduktimit të inflacionit bankat qendrore po lehtësojnë politikat e tyre monetare duke ulur normat bazë të interesit.

Nëse emetohet ky do të jetë eurobondi i 7 që vendi ynë do të marrë në tregjet e huaja, pasi deri më tani kemi marrë 6 eurobonde me vlerë 3.2 miliardë euro.

Në total borxhi publik për këtë vit pritet të zbresë në 55.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 56.3% i pritshëm për vitin e shkuar. Sipas skenarit bazë të Ministrisë së Financave borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 55% në vitin 2026 dhe të zbresë në rreth 48.5% në vitin 2031. E përkthyer në vlerë viti 2025 planifikohet të mbyllet në vlerën 14 miliardë e 578 milionë euro./e.t

Të fundit

Vuçiç: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, iu drejtua publikut për herë të parë pas dorëheqjes së parevokueshme të kryeministrit Miloš...

“Covid u prodhua në laborator”,CIA bie dakord me raportin e Kongresit për origjinën e tij

Agjencia Amerikan e Inteligjencës (CIA) duket se është pajtuar me rezultatet e hetimit të një komisioni të Kongresit amerikan, dhe deklaroi se tani, pesë...

Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që rrezikohen nga kanceri në gji

Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që janë të rrezikuara nga kanceri në gji, disa vjet para se të diagnostikohen, ka thënë Instituti Norvegjez...

109 mijë spanjollë në Shqipëri! Shifrat e turizmit gjatë 2024,pritet të ketë rritje

Gjatë 2024 mes turistëve të shumtë nga e gjithë bota, vendin ynë u përzgjodh për të kaluar disa ditë pushimi nga 109 mijë turistë...

Emërtimi i rrugëve në Tetovë përplas qeverinë me autoritetet lokale

Emërtimi dhe ndryshimi i emrave të disa rrugëve në Komunën e Tetovës, ka hapur një debat të gjerë mes pushtetit qendror dhe atij lokal...

Lajme të tjera

Web TV