Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri/ Avokati: Kanë bërë masakra në vendin tonë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘Greqia ka bërë masakra në vendin tonë, ndërsa shqiptarët emigruan në Greqi dhe e ndërtuan atë vend’, kështu është shprehur avokati Zaçe Islami.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio Live’ ai u shpreh se politika shqiptare nuk e ka konsideruar kurrë agresionin grek në Shqipëri.

‘Shqiptarët janë 1 milionë në Greqi edhe më shumë dhe shkuan atje e ndërtuan atë vend. Gëzuan që shpëtuan nga diktatura këtu dhe vajtën atje dhe janë bërë shtetas grek. Këtu u boshatis vendi dhe mbeti bosh. Askush në politikën shqiptare nuk kanë folur për masakrat greke të bëra në Shqipëri në 1914, grekët duan që të mos përmendet e kaluara. Po ashtu edhe kur erdhën gjoja për të na shpëtuar nga italianët, thanë iki ju të rrimë ne. Krimet e grekëve kanë vijuar dhe sot ca kërkon greku jau kanë dhënë qeveritë me të dyja duart’, tha ai.

Islami tha se dërgimi i Fredi Belerit në Parlamenti Europian nga Greqia si eurodeputet ishte një goditje për Shqipërinë.

‘Grekët nuk duan që të ketë shkolla në gjuhën shqipe në Greqi, Greqia na ka shkelur dhe po na shkel. Grekët kanë marr ç’kanë dashur nëpërmjet tradhtisë së kryeministrave shqiptar. Është një hakmarrje që bënë grekët për ta kandiduar në Parlamentin Europian. Çuarja e Belerit në PE është goditje që i është dhënë Shqipërisë. Qasja e tij është greke dhe në funksion të Vorio Epirit’, tha ai.

Për Marin Sulin, sekretarin e OMONIA-s, Greqia ka qenë një mbështetje për vendin tonë lidhur me anëtarësimin e vendit në BE. Ai tha se nga Greqia është hequr edhe ligji i luftës me Shqipërinë.

‘Një banorë nga Himara, sot nuk merr do pronat. Mungojnë ligjet për ndarjen e pronave me Greqinë. Shqipëria sot është buzë greminës, nuk ka demokraci. Greqia ka qenë partner dhe është sjell si një popull mik lidhur me anëtarësimin e vendit në BE. Mitsotaqis ka thënë që duke qenë se kemi hequr ligjin e luftës me të gjitha vendet që kemi luftuar, do ta heqim edhe me Shqipërinë. Omonia ka qenë dhe jemi një urë komunikimi mes vendeve. Beleri është përfaqësuesi jonë dhe ai ka qenë shprehur në interes dhe një zë pro integrimit të vendit. Për asnjë moment nuk kemi punuar për tu ndarë por për tu bashkuar’, tha ai./e.t

Të fundit

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Nga Edmond Hoxhaj Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre...

Lufta e Putin po nxit stagflacionin rus

Ndërsa Rusia vazhdon të tregojë qëndresë, sinjalet në të gjithë ekonominë e saj janë alarmuese: inflacioni po rritet dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe...

Cilat janë bankat e reja që do hyjnë në Shqipëri?

Prej 19 vitesh, në Shqipëri nuk është licencuar asnjë bankë e re. Por këtë vit, duket se një bankë e huaj ka shfaqur interes...

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

regtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me...

Eksperti i Kriminalistikës: Ka dyshime që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe zhdukur

Talo Çela, mund të jetë vrarë dhe zhdukur”, kështu është shprehur eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Real Story” në...

Lajme të tjera

Web TV