Marrëveshja për lidhjen nënujore të energjisë mes Shqipërisë dhe Italisë , dalin detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajmi i zbarkimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni në Abhu Dhabi për të nënshkruar një marrëveshje me vlerë rreth një miliard euro që përfshin ndërtimin e një lidhjeje nënujore për transportin e energjisë elektrike, të prodhuar në Shqipëri me panele diellore fotovoltaike, eolike dhe hibride e të transportuar përtej detit Adriatik, ka pushtuar shtypin e venjdit fqinj.

“Ne besojmë me forcë në këtë projekt që përfshin tre qeveritë tona, si dhe sektorin privat dhe operatorët e rrjetit,” citohet të ketë thënë shefja e ekzekutivit italian teksa njoftonte ujdinë gjatë punimëve të samitit Botëror të Energjisë së të ardhmes, së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin e Emiratëve, sheikun Mohammed bin Zayed. Mediat italiane japin disa detaje nga marrëveshja, e cila sipas tyre, parashikon prodhimin e energjisë në Shqipëri, dhe dërgimin më pas në Itali përmes kabllove nënujore nëpërmjet operatorit italian Terna dhe Kompanisë Kombëtare të Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Infrastruktura do të lidhë portin shqiptar të Vlorës me Pulian, në pikën më të afërt mes dy vendeve. Objekti pritet të hyjë në funksion brenda maksimumit tre vjetësh./kb

Të fundit

PD paraqet 15 pikat e programit ekonomik/ Berisha: Fund varfërisë brenda 100 ditëve

Partia Demokratike ka paraqitur pikat e programit ekonomik, që sipas saj, do të bëjë të mundur nxjerrjen e vendit...

Sa mund t’i kushtojë Elon Musk blerja e TikTok?

Elon Musk, personi më i pasur në botë, mund të bëjë një ofertë të ngjashme me atë që pagoi për Twitter (44 miliardë dollarë),...

Mbretëria e Bashkuar nis hetim ndaj Google

Mbikëqyrësi i konkurrencës në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një hetim për gjigandin e teknologjisë Google. Kompania po hetohet nëse ka më shumë fuqi...

U godit me çekiç në kokë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së 81-vjeçarit në Qafë Mollë

Sipas deklaratës së policisë, autori Isuf Hasa e goditi me çekiç në kokë dhe më pas i vodhi paratë. 81-vjeçari u gjet pa shenja jete...

Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët!

AMP ka pezulluar 3 punonjës policie për shkak se nuk parandaluar arratisjen e N.L. dhe E.P. nga dhomat e sigurisë së policisë së Elbasanit. Agjencia...

Lajme të tjera

Web TV