“Shqipëria është shtëpia ime e dytë”/ Ambasadori italian përfundon misionin 5-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori italian Fabrizio Bucci ka përfunduar misionin e tij 5-vjeçar në Shqipëri.

Në një intervistë që përkon me mbylljen e detyrës, Bucci u shpreh tepër i kënaqur për periudhën që kaloi në Shqipëri.

“Kanë qenë 5 vite të mrekullueshme e fantastike. Këtu në Shqipëri në 5 vjet nuk kam kaluar as edhe një ditë të vetme mërzie. Kemi bërë shumë gjëra, nga pikëpamja e marrëdhënieve tregtare, marrëdhënieve ekonomike, marrëdhënieve kulturore, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, -tha Bucci.

Bucci tha se do t’i mungojë Shqipëria, që e cilëson “shtëpinë e tij të dytë”.

Pak për jetën dhe veprimtarinë e ambasadorit

Fabrizio Bucci ka lindur në Romë më 14 prill 1964 dhe është diplomuar në vitin 1988 për Shkenca Politike pranë Universitetit të Romës.

Në vitin 1992 nis karrierën diplomatike ku fillimisht emërohet në Drejtorinë e Përgjitshme të Personelit e më pas në Drejtorinë e Përgjithshme për Çështjet Politike; në vitin 1996 emërohet në Kajro ku qëndron deri në vitin 2000. Në vijim emërohet në Përfaqësinë e Përhershme pranë BE-së.

Rikthehet në Romë në vitin 2004 dhe emërohet në Sekretarinë e Përgjithshme, Njësia e Koordinimit.

Në vitin 2007 emërohet në Ëashington për t’u rikthyer në Itali në 2013. Këtu kryen funksionin e Kreut të Njësisë për Afganistanin pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Çështjet Politike. Në janar të vitit 2014 merr gradën e Ministrit të Plotfuqishëm.

Më pas emërohet Drejtor Qëndror për Integrimin Evropian dhe së fundmi kryen funksionin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm për Bashkimin Evropian.

Në vitin 2010 është nderuar me titullin Kalorës i Urdhrit të Meritës së Republikës./    S,M

Të fundit

Zbardhen dëshmitë e autorëve të dyshuar të ekzekutimit të Liridona Ademajt

Katër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, përmes deklaratave...

Negociatorët kërkojnë marrëveshje, armëpushimi në Gazë mbetet i largët

Të mërkurën, negociatorët po përpiqen të finalizojnë detajet e fundit të një marrëveshjeje të ndërlikuar armëpushimi në Gazë, pas bisedimeve maratonë në Katar që...

Kompania ‘Meta’ largon nga puna 5% të stafit në gjithë botën

Kompania mëmë e një sërë rrjetesh sociale, “Meta”, do të pushojë nga puna mijëra punonjës që përfaqësojnë rreth 5% të fuqisë punëtore të saj...

“S’kam për ta hequr më”, ja çfarë Xhensila Myrtezaj mban gjithnjë me vete

Gjatë një vlog-u të realizuar nga bashkëpunëtorët e saj të ngushtë, Xhensila Myrtezaj ka ndarë një detaj të veçantë për ndjekësit e saj. Gjatë...

Theu masën e “arrestit shtëpiak” dhe shiste kokainë/ Kush është Gliard Gusholli?

TIRANË- Një prej të arrestuarave, për droge, Gliard Gusholli është një emër i njohur për policinë e kryeqytetit. Rreth një vit më parë, Gusholli, mbajti...

Lajme të tjera

Web TV