Shtohet dhuna në familje/ Raportimet e policisë tregojnë rritje të numrit të rasteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisja e vitit të ri shënon edhe një shtim të rasteve të dhunës në familje.

Referuar njoftimeve zyrtare të policisë, në javën e parë të 2025 u raportuan 17 raste të dhunës në familje, që i bie rreth 2 apo më shumë të tilla në një ditë.

Pedagogia Iris Luarani tregon: “Fakti që njerëzit për festa qëndrojnë më shumë në shtëpi është një nga faktorët që ndikon. Një nga arsyet pse u shtua dhuna gjatë COVID-it ishte se njerëzit rrinin më shumë të mbyllur brenda mureve të shtëpisë. Dhe ambienti që duhet të jetë vendi i sigurt dhe o lumtur, në fakt kthehet në vendin e dhunës dhe agresivitetit. Rrjetet sociale, nuk dua të them që promovojnë dhunë, pasi promovojnë edhe gjëra të tjera shumë të bukura, e bëjnë shumë më virale përhapjen e lajmit. Dhe ne e dimë që sa më shumë lajme kronike te dëgjojmë aq më shumë ngjarje të kronikës së zezë do të kemi.

Një grua që po dhunohet edhe tani që flasim të telefonojë policinë 129, apo një OJF, apo në numrin 116117. Ne na ka humbur kultura e komunitetit. Komshinjtë e dëgjojnë shumë mirë që ngjitur fqinja po dhunohet, por nuk telefonojnë askënd duke menduar ‘ç’më duhet mua’. Ata harrojnë që kjo situatë mund t’i ndodhë çdokujt nga ne dhe një telefonatë shpëton një dhe më shumë jetë”./K.K

Të fundit

“Covid u prodhua në laborator”,CIA bie dakord me raportin e Kongresit për origjinën e tij

Agjencia Amerikan e Inteligjencës (CIA) duket se është pajtuar me rezultatet e hetimit të një komisioni të Kongresit amerikan,...

Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që rrezikohen nga kanceri në gji

Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që janë të rrezikuara nga kanceri në gji, disa vjet para se të diagnostikohen, ka thënë Instituti Norvegjez...

109 mijë spanjollë në Shqipëri! Shifrat e turizmit gjatë 2024,pritet të ketë rritje

Gjatë 2024 mes turistëve të shumtë nga e gjithë bota, vendin ynë u përzgjodh për të kaluar disa ditë pushimi nga 109 mijë turistë...

Emërtimi i rrugëve në Tetovë përplas qeverinë me autoritetet lokale

Emërtimi dhe ndryshimi i emrave të disa rrugëve në Komunën e Tetovës, ka hapur një debat të gjerë mes pushtetit qendror dhe atij lokal...

“Nuk ia kuptova hidhësinë…” Rrëfehet Flutura Açka: Noka, një xhentëlmen, miku im Bardhi?

Në një intervistë me gazetaren Bruna Çifligu, deputetja demokrate Flutura Açka ka bërë një përmbledhje të jetës së saj parlamentare në këto 4 vite...

Lajme të tjera

Web TV