SPAK, institucioni më i besueshëm për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë, ku spikat një mbështetje e lartë e qytetarëve për SPAK-un, i cili vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm në vend.

Shumica e të anketuarve presin më shumë hetime dhe ndëshkime të politikanëve të korruptuar, për shkak se korrupsioni është për ta një ndër shqetësimet kryesore. Ata pohuan se nuk do të mbështesin në zgjedhje ato parti, që përkrahin ligje për të kufizuar punën e SPAK-ut. Drejtori i IRI-t për Shqipërinë, John Fluharty, tha për Zërin e Amerikës se qytetarët mbështesin përpjekjet kundër korrupsionit për të përmirësuar jetën e tyre.

Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit rikthen besimin e njerëzve tek demokracia. Anketa Kombëtare e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) gjeti se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është sot institucioni më i besueshëm në Shqipëri (76%), e më pas renditen policia, ushtria dhe institucionet fetare, ndërsa institucionet më pak të besueshme janë Kuvendi dhe partitë politike.

Studimi mbështetet në përgjigjet e një mijë e dyqind qytetarëve të moshave nga 18 vjeç deri mbi 56 vjeç. Pjesa më e madhe e të anketuarve (59%) mendojnë se reforma në sistemin e drejtësisë është e efektshme, ndërsa (70%) e tyre mendojnë se efektshmëria e drejtësisë u rrit pas vetingut të gjyqtarëve dhe ngritjes së SPAK-ut.

Afro gjysma e të anketuarve (47%) mendojnë se krijimi i SPAK-ut është rezultati më i mirë i reformës në drejtësi, më pas vijnë vettingu (27%) dhe (13%) zbehja e ndikimit politik mbi gjykatat. Pas kryerjes së reformës në drejtësi qytetarët mendojnë se më të rëndësishmet për t’u bërë tani janë luftimi i korrupsionit, hetimi dhe ndëshkimi i politikanëve, si dhe pavarësia nga ndikimi qeveritar. Ata i besojnë më shumë SHBA-ve (46%) dhe BE-së (37%) për monitorimin e institucioneve të reja të drejtësisë, përfshirë SPAK dhe gjykatat, disa herë më pak kryeministrit (7%), dhe vetëm 1 për qind i besojnë Kuvendit.

Lexo edhe :  Zgjedhjet 2025: Hoxha parashikon 68 mandate për Ramën, PD të kapitalizojë partitë e vogla

Më shumë se gjysma e të anketuarve (51%) nga të gjithë grupmoshat pohuan se nuk do ta përkrahin në zgjedhje asnjë parti, që mbështet ligje për të kufizuar punën e SPAK-ut. Afro 40 për qind e qytetarëve pohuan se vlerësimi i tyre për SPAK-un do të përmirësohej, nëse SPAK heton politikanë, të cilët ata i kanë mbështetur në të kaluarën. “Për të tretën herë në anketat tona SPAK-u është institucioni më i besuar në Shqipëri, – tha për Zërin Amerikës, John Fluharty, drejtori i IRI-t për Shqipërinë.

– Një numër i madh i qytetarëve pohuan që nëse SPAK-u do të hetonte një kandidat apo parti, që ata kanë mbështetur më parë, kjo do të rriste mbështetjen e tyre për SPAK-un. Akoma më domethënëse është gjetja që nëse njerëzit zbulojnë se kandidati ose partia mbështet kufizimin e SPAK-ut për të bërë detyrën e tij, ata do të kenë më pak gjasa të mbështesin atë parti apo kandidat. Kjo do të thotë se qytetarët kanë shpresë. Ata shohin shpresë në punën e SPAK-ut, shohin shpresë në luftimin e korrupsionit, që më parë nuk e kishin. Kjo është vërtet domethënëse”, tha zoti Fluharty.

 

Të fundit

Ekonomia e klikimeve: Çfarë humbet Shqipëria me mbylljen e TikTok?

Në fundin e muajit dhjetor, kryeministri Rama lajmëroi mbylljen e platformës TikTok në territorin e Shqipërisë për një vit,...

Meloni për marrëveshjen e energjisë së gjelbër: Prodhimi në Shqipëri, eksporti në Itali

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ishte pjesë e takimit në Abu Dhabi ku u nënshkrua marrëveshje trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet e Bashkuara Arabe për prodhimin e...

Moti i keq në Dibër, 6 fshatra të bllokuara; shkollat i rikthehen mësimit

Pas situatës së krijuar prej disa ditësh nga moti i keq, sot në të gjithë Qarkun e Dibrës vazhdon mësimi rregullisht. Autoritetet vendore kanë bërë...

A do të përfundojë bota në vitin 2060? Parashikimi i Isak Njutonit

Kur ai nuk ishte i zënë duke qenë një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave (ose duke i futur gjilpërat e...

“Më kanë kaluar plumbat tre gisht mbi kokë”/ Braçe rrëfen rrugëtimin e tij në PS

Dje u bë me dije se drejtuesi politikë të qarqeve në PS do renditen në listat e sigurta për zgjedhjet e 11 majit 2025....

Lajme të tjera

Web TV