Theu masën e “arrestit shtëpiak” dhe shiste kokainë/ Kush është Gliard Gusholli?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TIRANË- Një prej të arrestuarave, për droge, Gliard Gusholli është një emër i njohur për policinë e kryeqytetit. Rreth një vit më parë, Gusholli, mbajti peng në banesë, bashkëjetuesen e tij për disa ditë dhe e dhunoi.

Pasi e reja mundi të telefononte familjarët, Gusholli u arrestua nga policia bashkë me tre persona të tjerë. Për këtë ngjarje Gusholli doli nga qelia me masën e sigurisë arrest shtëpie.

Por pavarësisht masës së sigurisë ai, vijoji aktivitetin kriminal duke shpërndarë lëndë narkotike në kryeqytet. Një natë më parë, nga ana e Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i Gliard Gusholli dhe Frenkli Permarkaj.

Gjatë këtij aksioni u sekuestruan 4 qese me lëndë të dyshuar kokainë me peshë të përgjithshme 23 gramë, 2 aparate celularë, 1 automjet i tipit Mercedez Benz. Tashmë Gliard Gusholli duhet të përballet me ligjin edhe për dy vepra të tjera penale.

Atë të “largimit nga banesa” apo thyerjen e arrestit shtëpiak dhe “prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike”./K.K

Të fundit

Vuçiç: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, iu drejtua publikut për herë të parë pas dorëheqjes së parevokueshme të kryeministrit Miloš...

“Covid u prodhua në laborator”,CIA bie dakord me raportin e Kongresit për origjinën e tij

Agjencia Amerikan e Inteligjencës (CIA) duket se është pajtuar me rezultatet e hetimit të një komisioni të Kongresit amerikan, dhe deklaroi se tani, pesë...

Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që rrezikohen nga kanceri në gji

Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që janë të rrezikuara nga kanceri në gji, disa vjet para se të diagnostikohen, ka thënë Instituti Norvegjez...

109 mijë spanjollë në Shqipëri! Shifrat e turizmit gjatë 2024,pritet të ketë rritje

Gjatë 2024 mes turistëve të shumtë nga e gjithë bota, vendin ynë u përzgjodh për të kaluar disa ditë pushimi nga 109 mijë turistë...

Emërtimi i rrugëve në Tetovë përplas qeverinë me autoritetet lokale

Emërtimi dhe ndryshimi i emrave të disa rrugëve në Komunën e Tetovës, ka hapur një debat të gjerë mes pushtetit qendror dhe atij lokal...

Lajme të tjera

Web TV