Vizita në Mbretërinë e Bashkuar, Spiropali:Forcim i bashkëpunimit parlamentar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me ftesë të Kryetarit të Dhomës së Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Lindsay Hoyle, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, nisi sot vizitën zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeparlamentarja u shoqërua nga deputetët Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Eduard Shalsi, Blerina Gjylameti, Lavdrim Krashi, Lefter Gështenja si edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar Uran Ferizi.

Gjatë takimit me Kryetarin e Dhomës së Komuneve, Sir Lindsay Hoyle, Spiropali diskutoi mbi bashkëpunimin mes dy vendeve. Pas nënshkrimit të Deklaratës së Përbashkët në dhjetor 2022, dialogu politik, marrëdhëniet e shkëmbimet dypalëshe janë në një momentum të favorshëm dhe Kuvendi dhe Dhoma e Komuneve po kontribuojnë në avancimin e tyre.

“Bashkëpunimi me Parlamentin britanik është një prioritet i Kuvendit dhe niveli më i lartë i marrëdhënieve dypalëshe. Ndërveprimi ynë synon thellimin e reformave, mbështetjen e zhvillimit ekonomik, fuqizimin e institucioneve demokratike, sigurinë dhe mbrojtjen e paqes, turizmin, inovacionin, arsimin, kulturën dhe nismat e tjera dypalëshe. Bashkëpunimi ynë i suksesshëm në luftën kundër emigrimit ilegal përfshin edhe projektet e programet mbështetëse për investime dhe punësimin e rinisë në disa zona të Veriut”, tha Spiropali.

Në Mbretërinë e Bashkuar jeton një komunitet i madh i Diasporës shqiptare, aktiv dhe i mirëintegruar, i cili shërben si një urë miqësie e bashkëpunimi mes dy vendeve.

Spiropali nënvizoi lidershipin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe vlerësoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për stabilitetin dhe anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme nga Mbretëria e Bashkuar të integrimeve dhe perspektivës euro-atlantike të Kosovës si edhe të bashkëpunimit të saj me NATO-n.

“Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar do të vijojnë bashkëpunimin për mbështetjen e vendosur dhe të palëkundur për mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, në koherencë të plotë me qëndrimet e BE-së dhe NATO-s”, shtoi Spiropali./K.K

Lexo edhe :  Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për Fortlumturinë e tij, Anastasios Janullatos

Të fundit

Meta shkruan nga burgu/ ‘Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos…”

Ndërsa këmbanat e kishave kanë nisur të bien në të gjithë Shqipërinë dhe mijëra besimtarë ortodoksë dhe qytetarë shqiptarë...

Vuçiç: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, iu drejtua publikut për herë të parë pas dorëheqjes së parevokueshme të kryeministrit Miloš Vuçeviç. Në fjalimin e tij,...

“Covid u prodhua në laborator”,CIA bie dakord me raportin e Kongresit për origjinën e tij

Agjencia Amerikan e Inteligjencës (CIA) duket se është pajtuar me rezultatet e hetimit të një komisioni të Kongresit amerikan, dhe deklaroi se tani, pesë...

Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që rrezikohen nga kanceri në gji

Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që janë të rrezikuara nga kanceri në gji, disa vjet para se të diagnostikohen, ka thënë Instituti Norvegjez...

109 mijë spanjollë në Shqipëri! Shifrat e turizmit gjatë 2024,pritet të ketë rritje

Gjatë 2024 mes turistëve të shumtë nga e gjithë bota, vendin ynë u përzgjodh për të kaluar disa ditë pushimi nga 109 mijë turistë...

Lajme të tjera

Web TV