Zbulohet numri i aplikantëve në platformën e PS “Deputeti që Duam”, Kuko tregon risitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste krahas përpjekjeve për të maksimizuar votën e diasporës në parlamentaret e 11 Majit, paralelisht është duke avancuar, me përzgjedhjen e kandidatëve për deputet përmes platformës “Deputeti që duam”.

Janë të moshave dhe me eksperienca të ndryshme. Nga Shqipëria dhe diaspora. Synimi i vetëm. Përfshirja në politikë bërjen me ambicien për tu ulur në parlamentin e pas 11 Majit me logon e Partisë Socialiste.

Përmes videove promovuese ata shpjegojnë përse  kanë aplikuar për tu bërë deputet.

“Kam bindjen e plotë se nëpërmjet këtij portali do të më japë mundësi të bëhem zëri qytetarëve në parlamentin shqiptarë si një model ndryshimi dhe frymëzimi”, shprehet Arsejda Gjyli, pedagoge.

“Unë jam doktor Kristo Papa, kardio kirurg këtu në Londër punoj në një prej spitaleve më të mira për sa i përket kardiokirurgjisë. Ekspertiza që kam në fushën e kërkimeve shkencore për sa i përket organizimit dhe programeve që kam punuar me komunitetin Europian është e jashtëzakonshme. Kjo është diçka që në Shqipëri duhet implementuar dhe dua ta jap këtë ekspertizë që është vendi im që është Shqipëria”, shprehet Kristo Papa mjek kardiolog Angli.

“Amerika tashmë është shtëpia ime dhe është  vëndi oportinuteteve. Në fakt ajo të tërheq me kulturën, inovacionin, universitetin dhe mbi të gjitha vitalitetin ekonomik që ajo ka. Dhe për çudi pas 24 vitesh dita ime fillon dhe mbaron me lajmet e Shqipërisë. Politika në fakt më ka ndjekur gjithmonë nga mbrapa. Në vitin 2014 jam kthyer dhe kam punuar  në Kosovë me presidentin Hashim Thaçi. Aty mësova se politika është një mjet i shkëlqyer dhe instrument për të bërë punë të mira së bashku”, thotë Erinda Aliaj-Lidere Globale e Partneriteteve Strategjike, Uber SHBA.

Romina Kuko bashkëdrejtuese e platformës Deputeti që Duam tregon për Top Channel se çfarë ka prodhuar kjo platformë prej hapjes në Korrik 2024.

Lexo edhe :  Korçë, dëbora arrin në 15 cm në disa zona, ja cilat akse janë prekur më shumë nga borra

“Në pothuajse 8 muaj që platforma ka qenë e hapur ne kemi pasur diku më shumë se 700 aplikantë të cilët kanë aplikuar në platformën “Deputeti që Duam” ku nga diaspora kemi një përqindje goxha të lartë diku tek 15% deri 20% të atyre që kanë shprehur interesin për të qenë pjesë e kësaj platforme”, shprehet Romina Kuko.

Bashkëdrejtuesja e kësaj platforme tregon  risinë  krahasuar me platformën e zgjedhjeve të shkuara parlamentare.

“Këta 700 aplikantë janë seleksionuar gjatë kësaj kohe edhe në bazë të angazhimit të tyre. Tani kemi tek diku 300 aplikantë të cilët janë aktiv në territor pra kanë hyrë në punën funksionale të terrenit në punën e Partisë Socialiste në bashkitë nga ku ata kanë aplikuar. Risia është nëse që nëse nga platforma e kaluar ne kishim aplikantë të pavarur të cilët angazhoheshin, tani aplikantët e kësaj radhe janë në territor nën drejtimin e drejtuesve politik. Pra kemi një angazhim të tyre në territor”, shton Kuko.

Por sa prej tyre do të arrijnë të futen në listën e PS?

“Kjo ngelet për tu parë edhe në bazë të angazhimit të tyre në terren po ashtu edhe në komunitet e mediat sociale. Po ajo ka shumë rëndësi është që ne kemi 300 forca ekstra të cilat kanë ardhur nga jashtë PS të cilët janë pjesë e shtrukturave të PS dhe patjetër që do të kenë angazhimet e tyre partiake e politike në të ardhmen. Pra edhe nëse nuk janë pjesë e listave për deputetë sepse lista totale është 140 deputetë ne nuk mund të pretendojmë. Sërish këta janë persona të cilët do të kenë një karrierë politikë që eventualisht në mos në këto zgjedhje në zgjedhjet e ardhshme patjetër që do të jenë të konsideruar dhe angazhuar politikisht”, përfundon Romina Kuko./K.K

Të fundit

Cilat janë bankat e reja që do hyjnë në Shqipëri?

Prej 19 vitesh, në Shqipëri nuk është licencuar asnjë bankë e re. Por këtë vit, duket se një bankë...

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

regtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me...

Eksperti i Kriminalistikës: Ka dyshime që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe zhdukur

Talo Çela, mund të jetë vrarë dhe zhdukur”, kështu është shprehur eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Real Story” në...

Elisa Spiropali takim me Kryetarin e Dhomës së Lordëve të Mbretërisë së Bashkuar

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali gjatë vizitës së saj në Mbretërinë e Bashkuar, u takua me Kryetarin e Dhomës së Lordëve, Lord McFall...

Rregulli 6-6-6 i ecjes: Si ta përdorni këtë trend për të humbur peshë në mënyrë efektive?

Në ndjekje të humbjes së peshës, shumë njerëz kërkojnë për strategji të thjeshta por efektive për t’i ndihmuar ata të heqin kilogramët e tepërt....

Lajme të tjera

Web TV