Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e ka cilësuar si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit Izrael-Hamas, marrëveshjen e armëpushimit të arritur dje (15 janar 2024) mes këtyre dy të fundit.
“Shqipëria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gaza, duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit.
Është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon.
Përgëzojmë përpjekjet e palodhshme ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm”,-thuhet në ragim./e.t