Avokati: Berisha të vret për pushtet! Një tufë maskarenjsh ende i shkon prapa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokatët Romeo Kara dhe Fatmir Merkoçi debatua në ‘Studio Live’ lidhur me hetimet e SPAK për 21 janarin, në prag të 14 vjetorit të kësaj ngjarjeje tragjike, ku gjatë protestës së opozitës pushteti i Berishës vrau 4 persona në bulevard.

Kara sheh me interes dëshminë e mundshme të ish-presidentit Bamir Topi. Për Arbër Hitajn theksoi se drejtësia nuk mund të vonojë më për të sjellë para përgjegjësisë të gjithë ata që penguan hetimet.

‘E shoh me interes dëshminë e Bamir Topit. Të shohim personat përgjegjësi që guxuan të mos lënë hetimet të vijojnë. Dhe të shohim provat e reja. Mendoj se është plotësisht vrasje shtetërore. Do ketë persona të rinj në akuzë nëse kemi proces të rregullt. Vrasje që i shkon për shtat karakterit të Berishës. Ka ndodhur me urdhër nga lart. Do mjaftonte kjo.

Padrejtësia shtrihet në kokat më të larta. Kemi sebepin për 21 janarin ta përmendim. S’po marrim 21 janarin dhe akoma nuk i hiqet qafe kësaj Shqipërie. Me një tufë maskarenjsh që e mbështesin. Të mbështesësh një gjakatar. Nuk janë më të paditur. Të vlerësojnë çka ka bërë. Dhe të na hiqen me hipokrizi dhe me dhunë, ngaqë nuk kanë dhunë, shkojnë te denigrimi i atyre që janë kundër. Shqipëria duhet të ndahet nga këta.’

Nga ana tjetër, Merkoçi shtoi se përgjegjësia për ngjarjen nuk është vetëm e ekzekutivit të kohës, por edhe e institucioneve të tjera, përfshirë opozitën.

‘Strasburgu ka thënë krim shtetëror. Janë të përfshira gjithë institucionet e shtetit. Edhe opozita. Edhe opozita është në pushtet në formën dhe mënyrën e saj. Tërësia e shtetit, shtetit është nocion abstrakt. Të gjitha aktorët politikë, janë të përfshirë në këtë ngjarje. Ajo që të lë të dyshosh fakti që gjithë këta aktorë kanë pasur pushtet. Topi dhe Ina Rama kanë qenë me pushtet. A e kanë ushtruar funksionin e tyre? Nëse kjo polici nuk zbatoi urdhrin e prokurorit, prokurorja kishte të drejtë të nxirrte urdhër arrest për moszbatimin e urdhrit. Përgjegjësia nuk është vetëm e njërit.’

“Berisha të vret për pushtetin e tij,” deklaroi Kara, duke theksuar se 21 Janari mbetet një simbol i padrejtësisë shtetërore që kërkon zbardhje të plotë.

‘Mendoj se do ketë hetim të plotë. Opozita atëherë pretendon se është provokuar. Por që të ketë Bamiri, ka fituar pikët më të mëdhaja në politikë pas këtij akti. Akt i rëndësishëm. Bëri kurban gjithë vazhdimin e tij në politikë. E përballoi me dinjitet atë post. Bamirin e veçoj. Ka qenë një lloj opozite edhe kur Saliu ishte në kulmin e tij. Ka ruajtur sensin e pastër të presidencës. Dhe ti supervizosh vilën një presidenti, për ta rrezikuar apo jo. Kjo ka ndodhur tani në Korenë e Jugut, por nga shteti. Bamiri ka qenë në pozita të tilla që zgjodhi në fund vijnë institucionale. Ka qenë vija e kuqe. Po ta shkelur këtë vijë, mund të themi pse. I ka dhënë përkrahje kryeprokurores.

Lexo edhe :  Proda: “Lufta kundër së keqes nuk mund të bëhet vetëm”

Kot s’kemi thënë atëherë, Berisha të vret për pushtetin e tij. Sot i duhet pushteti se është në kushte mbijetese. Edhe sot, të jetë ai i pabesë të bëjë kodin zgjedhor dhe të dali alternativë, po përballemi me një të keqe. Pa drejtësinë nuk ka asgjë. E kam provuar, janë të padrejtë. Nuk dëshirojnë njerëz që nuk mendojnë si ta. Nuk e pranojnë të folurin ndryshe. I plas tëmthi kur ka njerëz që flasin lirshëm. Por kush janë këta që na skllavërojnë. E keqe jo e vogël. I kanë ndarë tregjet bashkë. Edhe aty ku është në rrugën Mustafa Matohiti i shkojnë të ardhurat. Bëjnë biznes me të ardhurat tona.’

Merkoçi theksoi se ngjarja nuk ishte rastësore dhe kërkoi që të gjithë personat përgjegjës, përfshirë kryeministrin, ministrat dhe aktorët e tjerë politikë, të mbajnë përgjegjësi morale dhe ligjore.

‘Ajo ngjarje që u bë rastësore, nuk u shkrep rastësisht armët. Ka ministra përgjegjësi, ka kryeministër, ka prokuror, ka opozite që ka sjellë popullin në shtet. Në këto momente ka një përgjegjësi morale, a ka ligjore do e nxjerri hetimi. Çdo person i një institucioni shtetëror, duhet të kërkonin falje. Ka ikur jetë njerëzish. Është komandanti i forcave të armatosura. Je president i republikës. Ke përgjegjësi. Ç’të keqe ka që të merren të gjithë.’

Ndërsa Kara e mbylli këtë çështje duke thënë se me anë të drejtësisë duhet bërë një revolucion i vërtetë në vendin tonë.

‘Edhe nga deputetë të PS më kanë thënë si ka mundësi që po merr guximin. Ata bëjnë retorikë. Janë bashkëfajtorë me Berishën. Ne themi për një shtet ligjor. Ishte gjysëm revolucioni ai në 90. Nuk e kemi bërë detyrën tonë domethënë’./e.t

Të fundit

Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi!

Një tjetër pikë e trajtuar sot në ‘Studio Live’ nga të ftuarit ish-zv/ministri i Energjetikës, Ilir Bejtja dhe gazetari...

A do të futet PD në zgjedhje edhe pa qeveri teknike? Përgjigjet e bindur Jozefina Topalli

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë për Klan News me gazetarin Besard Jacaj. Gjatë...

Hollivudi në zi, ndahet nga jeta regjisori i njohur David Lynch

David Lynch, shkrimtari-regjisori, veprat e të cilit përfshijnë Mulholland Drive dhe Twin Peaks, ka vdekur në moshën 78-vjeçare. Vdekja e Lynch u njoftua në faqen...

Nga Gaza në Hënë/ Publikohet lista me 25 vendet e rrezikuara, pjesë edhe Shqipëria

Manastiret e Luginës së Drinos në vendin tonë janë pjesë e listës së 25 vendeve të rrezikuara të World Monuments Watch për vitin 2025. Në...

Huthit kërcënojnë Izraelin: Nëse sulmoni Gazën para armëpushimit…

Udhëheqësi i Houthive të Jemenit ka kërcënuar se do të vazhdojë të kryejë sulme nëse Izraeli përshkallëzon sulmet në Gaza përpara se të zbatojë...

Lajme të tjera

Web TV