Biden u jep lamtumirën amerikanëve: Oligarkët kanë marrë pushtetin, SHBA të bëjë kujdes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karrierën politike prej gjysmë shekulli, presidenti amerikan Joe Biden e mbylli të mërkurën me një fjalim të fundit në Zyrën Ovale, teksa përpiqet të vulosë një trashëgimi të eklipsuar nga dështimi i demokratëve për të ndalur Trump-in të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. Ai e nisi fjalimin me një mesazh familjar, duke i kërkuar amerikanëve të qëndrojnë të bashkuar. Por shumë shpejt kaloi në paralajmërimin mbi rrezikun e përqendrimit të pushtetit në duart e oligarkëve në SHBA.

“Nuk kam dyshime se Amerika është në pozicionin për të vijuar me sukseset e saj. Prandaj e bëj edhe këtë fjalim lamtumire sot. Dua të paralajmëroj vendin mbi diçka që më ka shqetësuar shumë. Kjo është e rrezikshme: është një përqendrim i rrezikshëm i pushtetit në duart e pak njerëzve shumë të pasur. Pasojat e rrezikshme janë abuzimet me pushtetin nëse do të lihen të pakontrolluar. Sot një oligarki po merr formë në SHBA, me pasuri ekstreme, pushtet dhe influencë duke kërcënuar demokracinë tonë dhe të drejtat themelore”.

Ai paralajmëroi për një “kompleks industrial-teknologjik” që, siç tha, po sjell një “ortek keqinformimi dhe dezinformimi, duke mundësuar abuzimin e pushtetit”. Shtypi i lirë po shkatërrohet, theksoi ai.

Trump, të cilit Biden do t’i dorëzojë detyrën pasditen e së hënës, ka zgjedhur miliarderin Elon Musk si këshilltar të posaçëm që do të reduktojë shpenzimet e qeverisë federale. Fjalimi i lamtumirës vjen ndërsa Partia Demokratike ka pak ndikim në politikat kombëtare, dhe Trump ka emëruar një sërë pjesëtarësh të kabinetit që sfidojnë aleancat tradicionale amerikane dhe normat qeveritare.

Veteran i politikës amerikane, që ka shërbyer si senator dhe zëvendëspresident nën udhëheqjen e Obamës, Biden garoi si president në vitin 2020 si një figurë tranzicioni, por vendosi në moshën e paprecedentë 80-vjeçare të garonte për t’u rizgjedhur. Fillimisht i bindur se ishte i vetmi në gjendje për të mundur Trump-in, u detyrua më vonë të tërhiqej në muajin korrik pas një debati katastrofik kundër republikanit. /kb

Të fundit

Goditën për shkak të detyrës efektivin/ Arrestohen 4 persona në Tiranë

Katër persona janë arrestuar në Tiranë, pasi kundërshtuan dhe goditën për shkak të detyrës një punonjës policie. Shërbimet e Komisariatit...

Vendosja e parkimetrave në rrugë, shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë

Tirana do të aplikojë vendosjen e pajisjeve parkimetër të cilat do të mundësojnë pagesat e parkimit të makinave. Tirana Parking njoftoi së fundmi shpalljen...

“Unë ty ta ha”, çfarë ndodhi mes G-Banit dhe Aldos?

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, tensionet dhe debatet janë bërë një pjesë e përditshme e jetës së banorëve. Duket se nuk ka një...

Mesazhet mashtruese/ Brumbulli: Hakerat po vjedhin të dhënat bankare dhe paratë

Shoqata e Bankave i ka kërkuar qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve online. Së fundmi janë konstatuar një...

Rrezik për përmbytje në Lukovë/ Policia: Dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit

Himarë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e...

Lajme të tjera

Web TV