Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, feston sot ditëlindjen e 37-të, teksa ndodhet në burgun e Fierit.
Lajmin e ka bërë të ditur deputetja demokrate Ina Zhupa përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ku shkruan se Salianji këtë herë po e feston ditëlindjen i mbyllur, me ata që kanë bërë korrupsion, kanë vrarë e kanë vjedhur.
Ajo shkruan gjithashtu se Salianji është një i burgosur politik, sepse denoncoi dhe bëri opozitë kundër qeverisë në kryeministrit Edi Rama.
Postimi i Zhupës:
Ditëlindjen e 37 Ervin Salianji po e kalon në qelinë nr 6 të burgut politik!
Sot është ditëlindja e nënkryetarit të grupit, deputetit, mikut Ervin Salianji. Asnjëherë në këto vite nuk e kam uruar publikisht por kësaj rradhe është ndryshe.
Është ndryshe sepse Ervini nuk e feston me bashkëpunëtorët, me demokratët, me miqtë dhe me familjen e tij por e feston i mbyllur me ata që kanë berë korrupsion, kanë vrarë, e kanë vjedhur.
Ervini qëndron atje si i burgosur politik sepse denoncoi, sepse foli, sepse dërgoi në burg një të kërkuar nga drejtësia italiane, sepse bëri opozitë, sepse fitonte në zonat ku punonte, sepse ishte i rrezikshëm me fjalën dhe punën e tij në fushatë.
Edhe 100 vite të lumtura, i fortë, i vërtetë, kurajoz dhe luftëtar. Ditëlindjen e ardhshme do e festojmë duke punuar për shqiptarët pas fitores së 11 Majit./e.t