“Nga burgu e shpëtoi mosha”/Fushata shpëton Berishën.GJKKO: Të respektojë masën ndryshe..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit të Posaçëm  ka zbardhur argumentat në lidhje me masën e e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ të caktuar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha i marrë i pandehur për korrupsion në lidhje me dosjen Partizani. Vendimi u dha më 3 janar nga gjyqtari i apelit Engert Përllumbi.

Sipas gjykatës , Berisha qëndroi për rreth 1 vit në masën e arrestit shtëpiak për shkak se nuk zbatoi masën e parë të caktuar ndaj tij atë të detytimit për tu paraqitur në prokurori. Edhe pse ish-kryeministri pretendoi se masa e parë detyrim paraqitje ishte anti kushtetuese, ky pretendim u rrëzua nga gjykata kushtetuese dhe ajo ishte masa më e përshtatshme ndaj Berishës. Një tjetër argument është edhe mosha e ish-kryeministrit që e ka favorizuar në caktimin e një mase të lehtë sigurie, ndryshe nga ajo e arrestit në shtëpi.

Po kështu Apeli i Posaçëm ka marrë parasysh faktin se jemi para fushatës zgjedhore dhe Berisha është konsideruar edhe nga vendimi i gjykatës Kushtetuese si lideri i opozitës, ose kryetari i partisë kryesore opozitare dhe masa e arrestit në shtëpi nuk ishte më e nevojshme.

Në fund apeli argumenton se Berisha përmes masës arrest shtëpie ka shlyer detyrimet për mos zbatimin e masës së parë dhe në rast se ai nuk do të zbatojë edhe vendimin e caktuar nga apeli i jep të drejtën prokurorisë të zëvëndësojë atë me një masë më të rëndë sigurie. /K.K

Të fundit

Nga Gaza në Hënë/ Publikohet lista me 25 vendet e rrezikuara, pjesë edhe Shqipëria

Manastiret e Luginës së Drinos në vendin tonë janë pjesë e listës së 25 vendeve të rrezikuara të World...

Huthit kërcënojnë Izraelin: Nëse sulmoni Gazën para armëpushimit…

Udhëheqësi i Houthive të Jemenit ka kërcënuar se do të vazhdojë të kryejë sulme nëse Izraeli përshkallëzon sulmet në Gaza përpara se të zbatojë...

“Toyo” vendos qendrën europiane të prodhimit dhe shitjes në Serbi

Kompania e njohur e gomave të automjeteve, “Toyo”, ka zgjedhur Serbinë për qendrën e vet të prodhimit dhe shpërndarjes për Europën. Kryeministri serb. Milos Vucevic...

Vangjel Dule i kërkon Berishës, Vlorën

Ndërsa demokratët kanë premtuar se do të zgjedhin përmes primareve kandidatët për deputetë, Partia Demokratike do të kujdeset që të vendosë në listë të...

Neymar hedh poshtë transferimin në MLS, braziliazi kërkon kontratë të çmendur

Neymar raportohet se po refuzon të transferohet në MLS(Liga Amerikane e Futbollit). Braziliani 32-vjeçar është aktualisht në vitin e fundit të kontratës së tij me...

Lajme të tjera

Web TV