Të tjera detaje janë zbuluar nga marrëveshja mes Italisë, Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për energjinë e rinovueshme. Korniza trepalëshe e partneritetit strategjik përshkruan fushat kryesore të bashkëpunimit, duke përfshirë vendosjen e projekteve të energjisë së rinovueshme në shkallë gigavat në Shqipëri, ndërsa përfshihen kompani gjigande të energjisë.
Një miliard euro, 3 vende të përfshira, 2 kompani të mëdha ndërkombëtare që udhëheqin projektin dhe 3 vjet për vënien në funksion të plotë. Janë zbuluar të tjera detaje nga marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet e Bashkuara Arabe, për ndërtimin e një linje interkonjeksioni në Adriatik për energjinë e rinovueshme,
Korniza trepalëshe e partneritetit strategjik përshkruan fushat kryesore të bashkëpunimit, duke përfshirë vendosjen e projekteve të energjisë së rinovueshme në shkallë gigavat në Shqipëri, duke u fokusuar në fotovoltaikët diellorë, erën dhe zgjidhjet hibride me ruajtje potenciale të baterive.
Report Tv mëson se projekti do të ndërlidhë Kompaninë emiratase të Energjisë “Taqa”, e angazhuar për energjinë e rinovueshme dhe infrastrukturën e qëndrueshme, dhe gjigandin e energjisë në Itali, TERNA Group, që menaxhon rrjetin italian të transmetimi. Ndërsa marrëveshja vjen edhe pasi në nëntor u firmos sipërmarrja e përbashkët midis emiratasve MASDAR dhe KESH në Shqipëri për krijimin e një kompanie të përbashkët e cila do të investojë në Shqipëri në fushën e energjisë./K.K