Revista franceze ‘Easy Voyage’: Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke filluar nga ky vit, turistët francezë do të mund të fluturojnë  lehtësisht drejt Shqipërisë një destinacion befasues dhe tërheqës në zemër të Evropës, sipas një artikulli të botuar në revistën franceze të udhëtimeve “Easy Voyage”.

Kompania ajrore “Transavia” po zgjeron rrjetin e saj me dy linja të reja nga Franca në Tiranë, Shqipëri.

Me fluturime direkte dhe çmime të përballueshme – turistëve u ofrohet një mundësi e përkryer për të zbuluar këtë xhevahir të Ballkanit – me plazhe, male dhe një trashëgimi të pasur kulturore.

Ne ju rekomandojmë vizitorëve francezë të kalojnë pushime disaditore ose pushime të gjata për të shijuar dhe eksploruar plotësisht pasuritë kulturore dhe natyrore të vendit.

Shqipëria, një destinacion plot premtime

Dikur një vend jo shumë i njohur për turistët ndërkombëtarë, Shqipëria, tashmë është shndërruar në një nga destinacionet më popullore të Evropës.

E kufizuar nga ujërat e kristalta të detit Adriatik dhe Jon, ajo tërheq menjëherë vëmendjen falë plazheve të pacënuara dhe limaneve te fshehura.

Tirana, kryeqyteti dhe porta hyrëse në vend, është një qytet me histori të pasur dhe bukuri unike.

Një ndërthurje zgjuar e arkitekturës osmane, gjurmëve komuniste dhe modernitetit, qyteti ofron një numër asetesh. Muzetë e tij, si Muzeu Historik Kombëtar, ju ftojnë të gërmoni në të kaluarën e trazuar të vendit.

Shëtitja rreth sheshit Skënderbej ose shijimi i një kafeje në lagjen e Bllokut do t’ju zhyt në atmosferën e gjallë të qytetit.

Përtej Tiranës, adhuruesit e natyrës dhe aventurave do të kënaqen duke eksploruar malet e Shqipërisë së Veriut, të quajtura “Alpet Shqiptare” – të cilat ofrojnë peizazhe mahnitëse dhe shtigje të shkëlqyera për ecje.

Lexo edhe :  A do të bjerë dëborë në Tiranë? Meteorologia: Ja çfarë parashikohet

Vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si qyteti antik i Butrintit dhe qyteti muze i Beratit, dëshmojnë pasurinë kulturore dhe historike të këtij vendi të vogël.

Riviera Shqiptare ofron një mjedis idilik me fshatrat e saj piktoreskë, ujërat bruz dhe atmosferën relaksuese. Së fundi, Shqipëria vlerësohet edhe për gastronominë e saj, një ndërthurje e shijshme e traditave mesdhetare dhe ballkanike.

Provoni byrekun ose specialitete të tjera shqiptare me mish qengji dhe peshk të freskët për një përvojë autentike kulinare./ata/     S,M

Të fundit

Mesazhet mashtruese/ Brumbulli: Hakerat po vjedhin të dhënat bankare dhe paratë

Shoqata e Bankave i ka kërkuar qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve online....

Rrezik për përmbytje në Lukovë/ Policia: Dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit

Himarë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e...

Papa Françesku rrëzohet në rezidencën në Vatikan, pëson thyerje të krahut

Papa Françesku ka rënë mëngjesin e sotëm në rezidencën e tij në Vatikan. Si pasojë, ka pësuar një thyerje të parakrahut të djathtë. Sipas mediave italiane,...

Groenlanda nuk është në shitje/ Kryeministrja daneze telefonatë 45 minuta me Trump

Kryeministrja Daneze Mette Frederiksen ka mbajtur mbrëmjen e të mërkurës një bisedë telefonike 45 minutëshe me presidentin e zgjedhur Amerikan Donald Trump ku ka...

Deklarata e fortë e Angelina Jolie: Gënjeva për të marrë rolin kryesor në filmin ‘Maria’

Angelina Jolie ka pranuar se ka gënjyer për të marrë rolin në filmin “Maria”. Për rolin kryesor të Maria Callas në këtë film, Jolie është nominuar...

Lajme të tjera

Web TV