Një studente e Fakultetit Juridik në Beograd është goditur nga një makinë gjatë bllokadës në kryqëzimin e rrugëve.
Ajo u lëndua rëndë dhe ndodhet në spital në rrezik për jetën.
Policia serbe ka identifikuar dhe ka gjetur shoferin me inicialet M. P. 38 vjeç, i cili siç dyshohet ka goditur me makinë vajzën 20- vjeçare dhe më pas është larguar me shpejtësi. Dyshohet se në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë.
Pamjet shqetësuese të regjistruara nga dëshmitarët okularë, tregojnë se shoferi ka goditur studenten, e cila përfundoI në çatinë e makinës./K.K