Veliaj: S`ka forcë në botë të më ndalë të bëj fushatë për fitoren e PS dhe Edi Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëdrejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se Partia Socialiste është e vetmja forcë transformuese që i bashkon njerëzit dhe i përvesh mëngët për ta bërë Shqipërinë europiane.

Në takimin e Kuvendit Rinor të Tiranës, ai nënvizoi se do të punojë edhe më fuqishëm për fitoren e PS dhe Edi Ramës në zgjedhjet e 11 Majit.

“Nuk ka gjë në botë të më ndalojë të jem aktivisti më shembullor për fitoren e PS në 11 maj. Do të punoj me gjithë energjinë dhe forcën time, me të gjitha orët e ditës sime dhe pasionin tim, sepse Tirana ka nevojë për Edi Ramën dhe PS. Tirana ka nevojë të shkojë edhe më lart, edhe më fort, edhe më shpejt”, tha ai.

Duke theksuar se PS nuk dorëzohet kurrë përballë forcave të liga, që nuk kanë bërë asnjë punë.

“Asnjëherë nuk dorëzohemi! Kurrë, kurrë kurrë! Forcat e liga mund të bëhen bashkë, njerëzit që s’kanë prekur punë me dorë mund të llomotisin sa të duan, parti të reja me ide të vjetra mund të ketë sa të duash, në fletën e votimit lista është pa fund, por ka vetëm një forcë që kurrë, kurrë, kurrë nuk e ka tradhëtuar Shqipërinë, kurrë nuk e ka tradhtuar rininë, kurrë nuk i ka lënë pas dore pensionistët, kurrë nuk e ka zhgënjyer besimin e njerëzve, si në opozitë, ashtu edhe në qeveri:

Kjo është familja jonë, është Partia Socialiste e Shqipërisë, është Edi Rama, skuadra jonë kombëtare”, tha ai.

Bashkëdrejtuesi politik i PS në Tiranë shtoi se nuk ka asgjë që e ndalon PS-në për të arritur një superfitore në 11 maj. Ai u kërkoi aktivistëve socialistë që të punojnë këto 100 ditë nga data e zgjedhjeve për të arritur fitoren. Veliaj kujtoi edhe periudhën kur ishte Sekretar i Emigracionit në PS në vitet 2009-2011, duke e quajtur atë një arritje të jashtëzakonshme.

Lexo edhe :  Media britanike “Time Out”/ Tirana mes qyteteve më të mira për t’u vizituar në 2025

“Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë! Në këtë qytet, ku po flasim për këto transformime, vriteshin njerëz me plumba në mish, se ishin socialistë, në mes të Bulevardit. Në këtë bulevard para 10 vitesh nuk kishte as kapakë pusetash.

Kjo ka qenë Tirna para 10 vitesh. Punët e mira nuk i bëri as Zana e Malit, as shkopi magjik”, tha ai./     S,M

Të fundit

Jozefina Topalli: Ndryshimin në 11 Maj do ta bëjë vota e diasporës

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli, thotë se vota e diasporës ka një rol thelbësor ne...

Revista franceze ‘Easy Voyage’: Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë

Duke filluar nga ky vit, turistët francezë do të mund të fluturojnë  lehtësisht drejt Shqipërisë një destinacion befasues dhe tërheqës në zemër të Evropës,...

Parkimi i madh në QSUT/ Hapet kantieri, Rama dhe Koçiu inspektojnë punimet

Është hapur kantieri i parkimit të madh të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, një hapësirë multifunksionale me 1400 vende parkimi në ditë. Kryeministri Edi Rama...

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat në Shqipëri?”. Gjatë debatit,...

Ja 6 provat që “groposin” Sali Berishën në SPAK

Kur të arrestojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, polici të vë prangat, duke të thënë: “Çdo fjalë që flisni nga ky moment, do...

Lajme të tjera

Web TV