Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për divorc mes tyre.

Pas një dite spekulimesh intensive, se ish-presidenti amerikan nuk i uroi gruas së tij ditëlindjen, Barack Obama ka publikuar në rrjetet sociale një foto krah gruas së tij, duke e cilësuar “dashurinë e jetës së tij”.

 

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime, Michelle Obama. Ti mbush çdo dhomë me ngrohtësi, mençuri, humor dhe hir  dhe dukeni bukur duke e bërë këtë. Jam shumë me fat që mund të përballoj aventurat e jetës me ju. Të dua!”  shkroi ai  në “X”.

Vetë Michelle ka ripostuar foton e tyre, duke shkruajtur: “Të dua zemër”.

Fotoja e Barack dhe Michelle Obamës vjen në një kohë kur thashethemet për ndarjen e çiftit po “shpërthenin” gjithnjë e më shumë në disa media amerikane, të cilat po flasin për një lidhje dashurie mes ish-presidentit amerikan dhe Jennifer Aniston,  ku kjo e fundit e ka mohuar kategorikisht diçka të tillë./K.K

Të fundit

Paketa e maleve, nisin aplikimet! Aplikimet, nëpërmjet portalit E-Albania

Hapen aplikimet për Paketën e Maleve.Të gjithë të interesuarit për të investuar në tokën e tyre mund...

Gara tregtare, BE reagon për tarifat 30% të vendosura nga Trump

Në një veprim që përshkallëzon ndjeshëm luftën tregtare ndërkombëtare, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të shtunën vendosjen e tarifave prej 30% për të...

Edjona Dano, vajza që la gazetarinë për policinë dhe u bë shefe komisariati

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e para që merr...

Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të përdhunojë fqinjen, arrestohet 55-vjeçari

Policia në Librazhd ka arrestuar 55-vjeçarin e shpallur në kërkim pak ditë më parë. Sipas raportimeve, I.F., theu masën e sigurisë arrest shtëpie dhe...

Policia i gjen 40 mijë € mallra kontrabandë, do i shiste në treg te “5 Maji”

Një 52-vjeçar nga qyteti i Kukësit ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u kap duke transportuar me furgon mallra kontrabandë. Mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV