“Berisha i frikësohet partive të vogla”, gazetari: Ka kuptuar që po i marrin elektoratin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anketa Kombëtare e Institutit Ndërkombëtar Republikan pohoi se SPAK rezulton se institucioni më i besueshëm në Shqipëri (76%).

Më pas renditen policia, ushtria dhe institucionet fetare, ndërsa institucionet më pak të besueshme janë Kuvendi dhe partitë politike.

Sa i takon mbështetjes së politikanëve, në sondazh del në pah diferencat e madhe ndërmjet kryeministrit Edi Rama (36%), përballë kryetarit të PD-së Sali Berisha (15 për qind).

Gazetari Artur Nura në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se rezultatet e sondazhit kanë treguar atë çfarë tashmë ishte e pritshme, duke nënvizuar se besueshmëria e qytetarëve ndaj SPAK është rritur. Ndërsa sa i përket situatës politike ai tha se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të kuptojë sa më shpejt realitetin dhe se nuk mund të rrijë me mendimin se mund të marrë pushtetin.

“Berisha duhet të kuptojë mirë realitetin , nëse do të vazhdojë të mos e pranojë do të ketë një qasje të gabuar. E kemi thënë që Berisha nuk është i sinqertë me veten ose nuk do të pranojë realitetin. Berisha duhet të kuptojë që pushtetin nuk e merr. Unë dëshiroj të besoj që partitë e vogla të kenë praktika të Italisë apo të Greqisë. Në koalicionet e mëparshme të PD me partinë e lirisë, ka pasur shqetësime brenda partisë demokratike, nuk kanë dashur të japin vende të sigurta për të marrë vetë. Ne e dimë që PD nuk funksionon si duhet të funksionojë. Edhe Meta edhe Berisha janë në proces penal. Edhe zotit Berisha i duhet zoti Meta sepse ka ndjeshmërinë e tij personale”, tha ai./    S,M

Të fundit

Akuzohet për përdhunimin e një vajze, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia vendore sqaroi se Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar masën e...

Mbretëresha e Jordanisë takohet me Melania Trump, ja çfarë u diskutua

Mbretëresha e Jordanisë Rania u takua të enjten me Zonjën e Parë të SHBA-ve, Melania Trump në Palm Beach. Gjatë takimit, i cili u organizua...

U hoq nga rrethrrotullimi, ‘Shqiponja’ nga Tirana në Kukës

Simboli i Shqiponjës që dikur ishte vendosur në rreth rrotullimin në hyrje të Tiranës, në sheshin me të njëjtin emër, do të vendoset në...

PS e PD dakordësi për ti dhënë me shumë fuqi kontrolluese komisioneve parlamentare

Tre muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, PD dhe PS e nisin sesionin e ri parlamentar me një dakortësi të re, për ti dhënë me...

“Ndërhyrjet e tij janë të papranueshme”/Scholz kundër Musk:Rrezikon demokracinë në Evropë

Miqësia e Elon Musk me të djathtën ekstreme vë në rrezik demokracinë në Evropë, thotë kancelari gjerman, Olaf Scholz. “Ai mbështet të djathtën ekstreme kudo...

Lajme të tjera

Web TV