Një vajzë 11-vjeçare në Nju Jork u përlot kur pa policinë duke e vënë në pranga, sepse ata menduan fillimisht se ajo ishte pjesë e një bande që kishte vjedhur një makinë më parë.
E mitura po kthehej nga shkolla në shtëpi me miqtë e saj pasditen e së hënës kur pa dy policë që e ndaluan dhe e akuzonin se kishte vjedhur një makinë pak më parë.
Oficerët i thanë asaj se një person nga grupi që kishte vjedhur makinën kishte veshur të njëjtën xhaketë rozë, të njëjtat pantallona dhe të njëjtat këpucë të bardha.
Edhe pse fëmijët e tjerë u thanë oficerëve se kishin kapur personin e gabuar, ata këmbëngulën. “Vajzë do të më thuash të vërtetën, apo jo?” tha një nga oficerët me kolegun e tij duke thënë “Nëse jeni të sinqertë, gjithçka do të jetë më e lehtë”.
U deshën shtatë minuta me vajzën në hekura që oficerët të kuptonin se kishin bërë një gabim. “Më falni për atë që ndodhi, por ju përshtateni me përshkrimin”.
“Vajza ime nuk dëshiron më të shkojë në shkollë. Ishte e vetmja liri që kishte dhe tani e ka humbur”. Pas gafës, policia njoftoi se kishte arrestuar një 14-vjeçar si shofer dhe dy djem të tjerë, 13 dhe 17 vjeç, për vjedhjen e makinës në fjalë, por pa identifikuar të dyshuarin me xhaketë rozë.
Në të njëjtën kohë, zyra e sherifit njoftoi se “arrestimi ishte i ligjshëm dhe i arsyeshëm, duke pasur parasysh afërsinë e vajzës me ngjarjen dhe përshkrimin e veshjeve”./kb