Debat i ashpër në ‘Studio Live’ mesa Azgan Haklaj dhe Kujtim Gjuzit.
Haklaj e sfidoi Gjuzin duke e përmendur një episod nga e kaluara, kur ky i fundit, sipas tij, i kishte kërkuar ndihmë në një situatë kërcënuese. Ai e konsideroi këtë një arsye për t’i kujtuar Gjuzit se duhet të jetë më i kujdesshëm në akuzat dhe qëndrimet e tij.
Gjuzi reagoi duke e mohuar dhe duke e akuzuar Haklajn për tendencë personale kundër Sali Berishës, ndërsa e ftoi të kontrollonte emocionet dhe gjuhën e përdorur.
Haklaj: Kur ke pasur probleme te 15 katshi. Më ke marrë mua në telefon hajde se po më rrezikohet jeta. Të të vijë turp.
Gjuzi: Turp të të vijë ty. Ti e ke personale me Berishën.
Haklaj: Nuk guxon njeri ta ketë personale me mua.
Gjuzi: Kur të duash. Kur të duash. Kontrolloje veten Azgan! Kujt i thua i turpshëm?!/E.T