Një 36 vjeçar është gjetur pa shenja jete në një banesë të pabanuar në lagjen nr.16 në Durrës.
Ai ishte denoncuar i zhdukur që prej datës 5 Janar nga kushëriri i tij, se ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 36 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e overdozës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit./K.K