Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot trupat italiane nga rezervat e KFOR-it përfunduan ardhjen e tyre në mbështetje të misionit të udhëhequr nga NATO, duke përforcuar praninë e tyre në Kosovë.

Në një komunikatë për media të KFOR-it thuhet se vendosja e trupave italiane në Kosovë është e përkohshme.

“Në muajt në vijim, më shumë se 200 ushtarë nga brigada e mekanizuar e këmbësorisë italiane “Sassari” do të kryejnë një sërë aktivitetesh, së bashku me trupat e KFOR-it dhe do të dislokohen në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm në situatën e sigurisë, përfshirë edhe periudhën e zgjedhjeve”.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in. Kosovapress/k.k

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV