Ky është çelësi i lumturisë, sipas psikologut të Harvard

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studimi më i gjatë i realizuar ndonjëherë për lumturinë njerëzore ka zbuluar disa të dhëna që kanë habitur jo pak për lidhjen e ngushtë me shëndetin dhe përmbushjen në jetëgjatësi.

Sipas Dr. Robert Waldinger, i cili është drejtuesi i studimit dhe psikolog në profesion, çelësi i shëndetit dhe lumturisë janë marrëdhëniet.

Studimi ka përmbledhur shpjegimin për këtë çështje duke theksuar se marrëdhëniet e ngushta sociale janë vendimtare për mirëqenien në çdo moshë.

“Me marrëdhënie të mira njerëzore secili prej nesh jeton i lumtur dhe i shëndetshëm”, thonë studuesit. Të dhënat e analizuara zbuluan se personat me marrëdhënie të mira sociale janë të predispozuar të mos sëmuren nga diabeti, artriti apo sëmundjet kronike të tjera.

Hipoteza kryesore e studimit u ngrit mbi rregullimin e niveleve të stresit nga marrëdhëniet e afërta, të cilat e ndihmojnë trupin të qetësohet dhe t’i rikthehet ekuilibrit.

Më shumë se 40% e të rriturve thonë se ndihen të vetmuar shpesh ose gjithmonë. Pjesëmarrësit që kishin zhvilluar marrëdhënie herë pas here ishin shpërblyer me momente më të mira gjatë jetës.

Por secili prej tyre thekson se marrëdhëniet nuk ndërtohen nga hiçi. Ato kanë në bazë punë të vazhdueshme, tolerancë, respekt dhe mirëkuptim.

E njëjta gjë vlen dhe për martesën, e cila sipas Waldinger, me gjithë uljet dhe ngritjet kontribuon ndjeshëm në jetëgjatësi./    S,M

Të fundit

Tre arsye pse mund të jemi të uritur gjatë gjithë kohës

Një nga ankesat më të zakonshme të atyre që përpiqen të humbin peshë është se ata janë vazhdimisht të...

Shqiptari paraqitet në spital me plagë në trup, ja çfarë dyshohet

Një 35-vjeçar shqiptar është paraqitur në një spital të Athinës i plagosur. Shqiptari u transferua në spitalin KAT pasi ka plagë në qafë dhe në...

Çfarë ndodhi!? Loredana largohet me urgjencë nga shtëpia

Loredana lë përkohësisht shtëpinë për arsye shëndetësore. E shoqëruar nga produksioni dhe nën vëzhgimin e kamerave, do të rikthehet sapo gjendja e saj të përmiresohet.   View...

Ukraina godet depo nafte brenda Rusisë

Ukraina mori të shtunën përgjegjësinë për dy sulme ndaj depove të naftës në pjesën perëndimore të Rusisë, akti më i fundit i fushatës ajrore...

Kosovë, mbi 100 vëzhgues evropianë do të mbikëqyrin zgjedhjet parlamentare

Tetëmbëdhjetë vëzhgues evropianë nga nesër do të nisin punën për mbikëqyrjen e fushatës për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, e cila nga vëzhguesit vendës po...

Lajme të tjera

Web TV