Kryeministri i Izraelit ka paralajmëruar se marrëveshja e armëpushimit me Hamasin është në rrezik.
Benjamin Netanyahu nuk do të vazhdojë me marrëveshjen derisa Hamasi të nxjerrë një listë me 33 pengjet që do të lirohen, shkruan Sky News.
“Ne nuk do të ecim përpara me skicën derisa të marrim listën e pengjeve që do të lirohen, siç është rënë dakord. Izraeli nuk do të tolerojë shkeljet e marrëveshjes. Përgjegjësia e vetme është e Hamasit.”, tha zyra e tij në një deklaratë./K.K