Kevin O’Lary, investitori i mirënjohur amerikan nga formati televiziv “Shark Tank” rrëfeu në një intervistë për CNN se ai i kishte ofruar kompanisë Kineze Byte Dance që zotëron Tik Tok 20 miliardë dollarë në mënyrë që të blinte aksionet dhe serverat e platformës në Shtetet e Bashkuara.
Kompania Byte Dance e ka bërë të qartë disa herë se ajo nuk do të shese aksionet e saj ne Shtetet e Bashkuara megjithate O’Leary u shpreh se tani më gjithçka është në dorë te kesaj Kompania dhe te Joe Biden qe te shtyje afatin e mbylljes se platformes ne SHBA me 90 dite pasi ka nje bleres potencial.
“Presidenti Amerikan Joe Biden ka të drejtë të na jap një afat prej 90 ditësh për të arritur një marrëveshje për blerjen e aksioneve. Të gjitha kompanitë e mia kanë 60% të shpenzimeve të tyre dixhitale I kanë në tik Tok. Mbi 500 mijë familje amerikane sigurojnë jetën përmes kësaj platforme. Une kam bërë ofertën time prej 20 miliardë dollarësh, kaq mendoj se vlen, por ne nuk kemi pare ende asetet. Topi tashmë për orët në vijim është në fushën e Kinës.”- u shpreh ai.
Gjykata Supreme ne Shtetet e Bashkuara vendosi të premten mbylljen e platformës kineze Tik Tok në territorin Amerikan duke nisur që nga 19 janari bazuar në një ligj dypartiak të votuar vitin e shkuar. Sipas këtij ligji e vetmja mënyrë që Tik Tok mund të operojë në Shtetet Bashkuara të Amerikës pas 19 janarit për 170 milionë përdoruesit e saj do të ishte shitja e aksioneve apo e thënë ndryshe e serverave amerikan.
Sipas ligjeve të Kinës, një kompani e cila ka prodhuar një softëea në këtë vend nuk mund ta shesë kompaninë kurrë ndaj një vendi tjetër, por mund të shesë vetëm aksionet e caktuara të një shteti. Ligji i miratuar vitin e shkuar me mbështetjen e Demokratëve dhe Republikanëve e përcaktonte Tik Tok një rrezik për sigurinë Kombëtare pasi sipas Washingtonit, Pekini po vjedh të dhënat e amerikanëve nëpërmjet këtij aplikacioni.
Pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Demokratët e Joe Biden deklaruan se i takon Trump të vendosë se çfarë do të bëjë me Tik Tok. Nga ana tjetër Presidenti i zgjedhur Amerikan u shpreh se ai do të gjejë një zgjidhje për diçka të tillë menjëherë pasi të marrë mandatin në 20 janar. Tik Tok do të mbyllet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 19 Janar nëse kompania Kineze nuk pranon të shesë Aksionet e saj./K.K