Topalli: Vota e diasporës do të sjellë rotacion politik në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish kryeparlamentarja demokrate, Jozefina Topalli ka folur për angazhimin e saj të ri si Koordinatore Kombëtare e Partisë Demokratike për Diasporën dhe përpjekjet për të mundësuar pjesëmarrjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në procesin e votimit.

Topalli ka theksuar se angazhimi i saj i ri është një sfidë e rëndësishme, duke pranuar se detyra që i është ngarkuar është një përpjekje shumë e madhe dhe me rëndësi të jashtëzakonshme.

“Unë nuk i fshihem sfidave politike dhe vështirësive. E kam pranuar detyrën që më është caktuar, e cila është shumë unike planetarisht. Besoj se nëse ka një vullnet të fuqishëm dhe punohet shumë, por kësaj here vendimtari dhe faktori kyç që do ta bëjnë rotacionin është diaspora, shqiptarët që jetojnë jashtë dhe mundësia që do u jepet atyre për të votuar,” tha Topalli në Euronews Albania.

Ajo sqaroi gjithashtu se, ndonëse fondet janë të kufizuara për organizimin e aktiviteteve të mëdha, Partia Demokratike është angazhuar për të punuar në zyrat e hapura në vendet ku jetojnë shqiptarët, me ndihmën e mbështetësve të opozitës.

“Nuk është se kemi shumë fonde për të bërë takime luksoze nëpër stadiume apo hotele, por po përpiqemi që me ndihmën e dashamirësve të opozitës të punojmë në zyrat e hapura në vendet ku ata jetojnë,” shtoi Topalli.

Topalli gjithashtu beson se diaspora shqiptare ka një potencial të jashtëzakonshëm për të ndikuar në proceset politike të Shqipërisë.

Sipas saj, në 10 vitet e fundit, më shumë se 1 milion shqiptarë kanë emigruar jashtë vendit, dhe nëse do të ketë një mobilizim të fuqishëm dhe sensibilizim të tyre, ky grup mund të ketë një ndikim të madh në rotacionin politik në Shqipëri.

Lexo edhe :  Spiropali priti në Kryesinë e Kuvendit reporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë

“Besoj se pesha numerike e shqiptarëve që kanë të drejtë vote jashtë Shqipërisë është e barazpeshuar me peshën elektorale të votave brenda vendit. Megjithatë, duhet parë se sa ata do të mobilizohen për t’u regjistruar dhe votuar,” tha ajo./   S,M

Të fundit

Omerta, mit apo realitet?/ A mundet mafia të ekzistojë pa ‘kodin e heshtjes’?

Në ruajtje të anonimatit, Toto, siciliani që shoqëron gazetarin Sokol Balla, në udhëtimin përgjatë Corleones, flet edhe për kodin...

Kush po i mbron kriminelët? Vetting zbulon rolin e kreut të Prokurorisë së Lezhës

EMISIONI VETTING “Mbrojtja” e kriminelëve kundra Policisë së Shtetit Vitet e fundit Lezha ka qenë nën ndikimin e grupeve kriminale, të cilat kanë ndikuar në trajektoren...

Berati qarku pa vrasje në 2024, Proda lë porositë për zgjedhjet e 11 majit

Drejtori i Përgjithshëm i policisë ishte sot në Drejtorinë e policisë së Beratit për analizën vjetore. Kërkon zbardhjen e ngjarjeve të vjetra. Kujdes me...

7 erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar…

Zbuloni erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar dhe nxisin mushkëritë e shëndetshme! Nenexhiku Përbërësi kryesor i nenexhikut është mentoli, i cili relakson muskujt...

Vrasja e 38-vjeçarit që dogji Kuranin/ Arrestohen 5 persona

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se vrasja e një aktivisti anti-islamik vetëm disa orë përpara se një vendim gjyqi do të duhej të enjten...

Lajme të tjera

Web TV