Ka kaluar java e parë teksa kanë filluar aplikimet e diasporës për të qenë zgjedhës në 11 maj. Deri më tani janë 30 mijë aplikime, teksa janë pranuar vetëm 10 mijë. Mbi 5900 vetë janë refuzuar nga komisioni, për dokumente jo të rregullta.
TIRANË – Java e parë e aplikimeve nga diaspora po shënon 30 mijë shqiptarë që duan të votojnë nga jashtë vendit.
KQZ ka shqyrtuar gjysmën e tyre dhe deri më tani, vetëm 10 mijë janë pranuar për të marrë fletën e votimit me poshtë në vendin ku ata jetojnë.
Mbi 5900 vetë janë refuzuar nga komisioni, sepse nuk kanë paraqitur dokumente të rregullta që provojnë adresën në vendin ku kërkojnë t’u shkojë zarfi.
Sipas llogarive, të paktën 1 në 3 persona nuk e ka kuptuar si duhet procesin, por të gjithë ata kanë të drejtë të aplikojnë përsëri deri në 4 mars kur mbyllen regjistrimet.
Mbi 590 shqiptarë kanë përdorur një pasaportë apo një kartë identiteti të skaduar, por regjistrimi u është bërë.
Në 3 kërkesa vetëm 1 është grua, pasi të dhënat tregojnë për aplikues meshkuj 66 % dhe vetëm 34 % gra./K.K