Kroaci-Një video e Ministrit të Bujqësisë dhe zëvendëskryeministrit kroat, Josip Dabro duke gjuajtur nëntë të shtëna nga një pistoletë HS-2000 përmes një dritareje të hapur, teksa lëvizte me një makinë është bërë virale në rrjetet sociale.
Ashtu siç shihet edhe në videon e publikuar nga index.hr, Dabro, ndodhet në vendin e pasagjerit.
Duket se ai ka qëlluar afër një zone të banuar pasi mund të shihet ndriçimi i rrugës. Dabro fillimisht ngarkon pistoletën dhe thotë “Vetëm për vëllanë tim Mario”.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Bujqësisë i Kroacisë, Josip Dabro, ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të një videoje ku ai shfaqet duke qëlluar me pistoletë nga një makinë në lëvizje. Në video, Dabro ndodhet në sediljen e pasagjerit, ngarkon pistoletën dhe thotë: “Vetëm për vëllanë tim Mario”, përpara se të qëllojë nëntë herë. Ngjarja duket se ka ndodhur pranë një zone të banuar, pasi në video shihen ndriçues rrugorë dhe shtëpi përreth.