Detajet e inaugurimit të Trump, 600 të pranishëm! Shumë të ftuar mbeten jashtë Kapitolit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeqyteti amerikan Uashington është bërë gati për ceremoninë e inagurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Për shkak të temperaturave tejet të ulta ceremonia e inaugurimit u zhvendos në ambiente të brendshme të Kapitolit.
Në kryeqytetin amerikan Uashington siguria është rritur ndërsa përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, po shkojnë drejt fundit.

Të shtunën në mbrëmje, Trump ishte në klubin e tij të golfit në Stirling të Virxhinias, ku së bashku me bashkëshorten e tij Melania Trump panë një spektakël fishekzjarrësh.
Uashingtonit me një avion të Forcave Ajrore amerikane. Ai i tha rrjetit televiziv amerikan Abc se në fjalimin e tij të inaugurimit do të bëjë thirrje për unitet, forcë dhe drejtësi.

Këtë të diel, Trump do të vendosë një kurorë me lule tek Varri i Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare në Arlington, shumë pranë Uashingtonit.
Ai do të mbajë gjithashtu edhe një takim me mbështetësit e tij në Uashington.

Ndërkohë punimet për skenën brenda Kapitolit ku do të mbahet betimi i Trump, janë drejt fundit. Për shkak të temperaturave tejet të ulta ceremonia e inaugurimit u zhvendos në ambiente të brendshme.
Nëse ceremonia do të mbahej jashtë tek platforma e ndërtuar në atë që njihet si krahu perëndimor i Kapitolit do të vendoseshin rreth 1 mijë persona.

Tashmë në ambientet e brendshme kjo shifër do të reduktohet në rreth 600 të ftuar, që do të thotë se një pjesë e të ftuarve nuk do të mund të marrin pjesë në ceremoni.
Hera e fundit që temperaturat e ftohta zhvendosën ceremoninë në ambiente të mbyllura ishte viti 1985, kur Ronald Reagan bëri betimin për mandatin e tij të dytë.

Lexo edhe :  Njihen lejet e drejtimit të Shqipërisë dhe të Kosovës edhe në Austri

Pas betimit, presidenti zakonisht përshkon me limuzinën e tij një nga bulevardet kryesore të Uashingtoni e më pas ndalet duke ecur në këmbë e përshëndetur turmat e njerëzve, deri sa mbërrin në Shtëpinë e Bardhë./ VOA

Të fundit

Garë e re në teknologji, prezantohet rivali i Instagram

Për ata që duan një aplikacion alternativ kundrejt Instagram, një kandidat është Flashes. Aplikacioni i prezantuar nga Bluesky duket...

Tarifat ndaj Kinës, Apple do të investojë 500 miliardë dollarë në SHBA

Gjigandi i teknologjisë, Apple njoftoi planet për investime në ekonominë amerikane që kapin shifrën e 500 miliardë dollarëve gjatë katër viteve të ardhshme. Investimi,...

Nga shefa krimesh në burg, “SKY ECC” i nxori zbuluar në grupet e trafikut të kanabisit

Gjykata e Posaçme vendosi të lërë në fuqi masat e sigurisë “arrest në burg” të caktuara në mungesë për shefat e krimeve të policisë...

Shembet skela teksa punonte, plagoset rëndë punonjësi në Durrës

Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas shembjes së një skele gjatë rikonstruksionit të një godine në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në...

Panairi i turizmit në Gjermani, flet përfaqësuesi i ITB: Në Shqipëri mësova mikpritjen

Në ceremoninë e hapjes së panairit të turizmit në Berlin ku kryefjalë do jetë Shqipëria, mbajti fjalën e tij një nga përfaqësuesit i ITB Berilin...

Lajme të tjera

Web TV